Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e ekspertit të shëndetit publik dr. Alban Ylli në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, tani që edhe rastet me Covid janë shtuar.
Dr. Alban Ylli thekson se tashmë maska është mjeti mbrojtës më efikas me kosto më të ulët për t’u mbrojtur nga virusi.
“Janë tre arsye kryesore lidhur me ndryshimet e vërejtura në rekomandimin e përdorimit masiv të maskave. Në javët e para të pandemisë, ka pasur shqetësim nga OBSH për humbjen e stokut për përdorimin e punonjësve të shëndetësisë. Nga ana tjetër, ka evoluar edhe njohuria mbi efikasitetin e masave.
Tani që flasim ka 8 mijë botime mbi covidin. Së treti, qasja kryesore për frenimin e pandemisë në pranverë ishte izolimi social dhe maskat ishin një mjet i dorës dytë. Për momentin, maskat janë duke u shndërruar në mjetin kryesor, së pari për lehtësinë e përdorimit të tyre dhe së dyti për kostot e ulët sociale. Padyshim që nuk janë mjeti i vetëm, por e theksoj janë mjeti më i lirë dhe më i thjeshtë në përdorim“, thekson Ylli në mesazhin e tij.
Ore shoku nje pyetje. Po si ore ne lokal, ne studio televizive, ata te vrapojne, ata me semundje qe certifikura nga mjeku NUK mbajne maske dhe ne qe ecim vetem ne rruge duhet? Apo po vrapove virusi ste kap? Nejse
Përgjigju