TIRANË- Rastet e reja brenda 24 orëve nuk është brenda pritshmërive, por një situatë për t'u shqetësuar, thotë Doktoreshë Najada Çomo, e cila përsërit apelin për respektimin e masave.
Ministria e Shëndetësisë iu është rikthyer fushatave sensibilizuese të qytetarëve për COVID-in, dhe kësaj herë është pikërisht Shefja e spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e cila bën thirrje që të respektohen masat, në të kundërtën, parashikon që numri i të prekurve do të shtohet shumë. Ajo thekson, se në betejën me këtë virus, maska është arma e vetme dhe më e mirë.
”Numri i pacientëve të shtruar në shërbim ka ardhur duke u shtuar. Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, një pjesë në terapi intensive. Ajo që dua të thekson është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Jemi në krye të detyrës për t'ju shërbyer sigurisht. Por keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtësi që kemi. Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Ju bëni hapi që të kujdeseni sa më shumë, në të kundërtën në Shqipëri do të kemi një numër të shtuar të personave. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë moshat e reja që e çojnë tek të tjerët duke e çuar te moshat e treta. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur", tha Çomo.
Ditën e djeshme, vendi ynë regjistroi 82 raste të reja, ku u shënua edhe një viktimë duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 37. Shqetësuese është fakti që virusi ka regjistruar vatra të mëdha dhe të rrezikshme dhe brenda QSUT-së, ku 6 reparte janë të prekura, e ndërsa është zgjeruar edhe harta e qyteteve të prekura.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
Ikni o doktora leshi keni 5 muaj qe na çani trapin, çfare thoni nw nje studio e kundershtoni ne stud
PërgjigjuKu ti gjejme maskat? Apo me 260 mije leke rroge te paguajme 600 lek ne dite per maske? Kryeministri na tha qe nuk duhet ti mbajne qytetaret, se ju duhen mjekve... italia vendosi cmim tavan per maskat, Shqiperia e pasur, jo.
PërgjigjuMe fjal te sqarojn te gjith po me vepra asnje mjek. Personeli pas zonjes jan me veshje qe zduhet te dalin jasht e me papuce per te mos futur mikrobe ne salla po jan te paret kta mjek qe nuk respektojn rregullat se po te mos lejojn njerez ne spitale e te respektohen regullat nga personeli mjekesor nuk do kishte rritje te te infektuareve
Përgjigju