Mjeku Kalo apel qytetarëve: Ju lutem zbatoni rregullat, ka ende rrugë deri në fund të tunelit

Mjeku Kalo apel qytetarëve: Ju lutem zbatoni rregullat, ka ende rrugë deri në fund të tunelit

Rritja alarmante e shifrave të të infektuarve me covid-19, ka sjellë apelin e mjekut Tritan Kalo duke i kërkuar qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, pasi Shqipëria jonë e ka të nevojshme kontributin e secilit prej nesh.

Kalo thotë se duhet të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten, fëmijëve, prindërve dhe të afërmve, ndërsa shprehet se duhet të dëgjojnë dhe respektojnë këshillat e mjekëve dhe jo të gjithologëve.

“Kohë kovidiane. Nuk është kurrë vonë për të bërë gjëra të dobishme…Fola dhe folëm….Dëgjova dhe dëgjuat….Zbatova këshillat e udhëzimet e profesionistëve që dëgjova e lëçita, e fatmirësisht edhe pse në grykën e zjarrit të Sars-Cov2/Covid-19 gëzoj shëndet të plotë e nuk jam prekur prej tij….ju lutem që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth, vetëm e vetëm ato çka dëgjoni prej profesionistëve qofshin ata Infeksionistë, Epidemiologë, Virologë, Imunologë, Reanimatorë, Mjek të Familjes, Mjek të Shëndetit Publik, etj, etj….larg veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjillollogëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjekësisë…Nuk ka asgjë të pamundshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë mirëbesimi, mirëkuptimi dhe bashkëveprimi mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj….Jeta e gjithkujt prej jush është e paçmimtë….Shqipëria jonë e ka të nevojshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush…kemi ende shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj….Ka dritë jeshile në fund të tunelit, por udha për të mbritur aty është ende e gjatë….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj