Shtohen rastet e dhunës në familje kryesisht ndaj grave gjatë vitëve të fundit në qytetin e Lezhës. Ky fakt bëhet i ditur nga psikologu Ndue Dragusha sipas të cilit kjo tregon se ka dhe një ndergjegjësim më të madh për t’i referuar rastet pranë insitucionëve përkatëse. Sipas tij, faktorët që prodhojnë dhunen,kanë në bazë gjendjen e vështirë ekonomike.
"Shifrat janë në rritje por që tregojnë që njerëzit janë ndërgjegjësuar për të deklaruar dhunën. Faktori kryesor është faktori ekonomik që determinon tek familjet, normalisht tek familjet e varfra por përveç asaj janë dhe faktorë të tjerë si xhelozia, droga, alkooli etj", shprehet Dragusha .
Psikologu Dragusha evidenton faktin se të gjithë ata që ushtrojnë dhunë në familje kryesisht ndaj grave janë përsona të paarsimuar dhe këto raste janë më të dukshme në zonat rurale të Lezhës.
"Gjithë ata që ushtrojnë dhunë brenda grave në familje janë ata persona pa nivelin e duhur arsimor si tendencë në zonat rurale janë më të shumtat ku duket sikur njerëzit kanë njëlloj si zhgënjimi dhe stresohen së tepërmi" deklaroi psikologu Dragusha .
Në 16 ditet e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore në Lezhë janë zhvilluar disa aktivitete sensibilizuese për të bindur shoqërinë mbi pasojat që sjell dhuna dhe nevojën e denoncimit të saj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO