As pandemia dhe as çmimet stratosferike të lëndëve të para nuk po ndalin ndërtimet në Shqipëri. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti bashkitë kanë dhënë 397 leje ndërtimi nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58.2 %.
Numri më i madh i lejeve të ndërtimit është në kryeqytet, ku nga janari deri në muajin mars të këtij viti Bashkia Tiranë ka miratuar 112 leje ndërtimi me sipërfaqe ndërtimore mbi 800 mijë metër katror.
Pas kryeqytetit vjen Durrësi me 84 leje ndërtimi të miratuara me një sipërfaqe prej 90.347 metër katror, duke vijuar me Fierin me 48 leje dhe Lezhwn me 45 leje ndërtimi të miratuara. Ndikim në këtë rritje të numrit të lejeve të dhëna ka pasur edhe procesi i rindërtimit që vijon kryesisht në Tiranë e Durrës.
Në total për këtë tremujor të parë të vitit sipërfaqja e dhënë për ndërtime arrin në mbi 1 milionë metër katror, nga 599.446 metër katror miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72%.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike për këtë periudhë është 39 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë që ishte në tremujorin e parë 2021.
Në fakt në këtë periudhë pritej një ulje e numrit të lejeve të miratuara, për shkak të çmimeve të larta të materialeve të ndërtimit, duke nisur nga hekuri, tulla, apo çimento, por krejt e kundërta po ndodh. Si pasojë e çmimeve të rritura, edhe qytetarët pritet të përballen me fatura më të kripura nëse i drejtohen blerjes së një apartamenti në ndërtimet e reja që po bëhen.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3073
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53
-
Qeveria hedh për konsultim Projektligjin për ndërtesat e reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese: Duhet të jenë pa emetime që nga 2028 (DOKUMENTI)
3 Nëntor, 18:44
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor, 17:34
-
40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
9 Tetor, 07:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor, 12:08
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor, 13:00
Jan dhen leje por nuk kan filluar ndertimet, keshtu qe zero investim
PërgjigjuVetëm shtetas kosovar që jetojne ne zvicer EU etj prej vitesh kane blere mbi 20% të bregdetit ! Sigurisht që një shtepi në zvicer bën 600,000-900,000€ normalisht në shqiperi nuk e kanë problem aq para , po te shkosh veres ne Durres Velipoje Shengjin 1 në 3 persona jane nga vellezerit tane të Kosoves pra ata jane paisjur dhe me shtepia ! Të bëhet ligji kush shtetas kosovar që ka dhe pasaport EU por që blen prone në shqiperi (bregdet etj) ti jepet pasaporta shqiptare pas 1 viti (meqe e kan europiane) nese bejne dhe një shqiptare sa për atdhetarizem se ato i kanë të zvicres shume me te mira nga niveli levizshmerise! Duhen studime !
PërgjigjuMos doje te thoshe pastrimin e parave permes ndertimeve?
PërgjigjuI k rene pikes. Kriminelet edhe kryesisht politikanet, po i pastrojne parate ne ndertim.