Shtrihet në rrethe, vjen me 111
aktivitete në gjithë Shqipërinë

Shtrihet në rrethe, vjen me 111<br />aktivitete në gjithë Shqipërinë
TIRANE- Kalendari i aktiviteteve të “Pranverës së Frankofonisë” 2015, që do të zhvillohet që prej datës 18 deri në 28 mars 2015, do të sjellë në gjithë Shqipërinë 111 aktivitete drejt Shkodrës, Korçës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, por edhe në Përmet, Gramsh, Mamurras, Pogradec, madje edhe në Tropojë, etj.

Premtimet në program janë të shumta, ku përfshihen koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera, do të vijnë përgjatë 10 ditëve të ngjeshura si pjesë e kalendarit festiv. Ndërkohë sot organizatorët do të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp në ambjentet e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të rrëfyer aktivitetet.

Sipas kalendarit të aktiviteteve të “Pranverës së Frankofonisë” 2015, përveç programeve didaktike dhe edukative si ekspozitat me postera “Të flasim frëngjisht”, “E kam përzemër planetin tim”, etj, që do të zhvillohen nëpër universitete e shkolla, do të zhvillohet edhe konkursi i Pendës së Artë 2015, organizuar nga Aleanca Franceze e Korçë.

Një nga koncertet më të rëndësishëm do të jetë ai i Pierre-Yves Plat në shkollën artistike “Preng Jakova”, Shkodër, pas kësaj do të jetë edhe në Teatrin “Andon Zako Cajupi”, Korçë, etj, e më pas në Tiranë, etj. Aktivitetet do të vijojnë me eskpozita, te Pedonalja në Tiranë, në galeritë e ndryshme të Tiranës dhe në rrethe, ku përfshihen Korça, Përmeti, Shkodra, Elbasani, etj. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf