Shtutgart, ne zonen e rrezikshme ne Bundesliga, ka larguar drejtorin e vet sportiv, kampionin e Evropes ne 1996, Fredi Bobic, bente te ditur te merkuren shtypi gjerman, disa ore para ndeshjes ne Dortmund per javen e 5-te te kampionatit.

Sipas gazetes Stuttgarter Zeitung e TV sportiv Sky, klubi ka larguar Bobic, 42 vjec, i cili nuk do te jete ne kete ndeshje ne mbremje.

"Nuk kemi komente", deklaroi zedhenesi i klubit, qe ka vetem nje pike dhe ka shenuar vetem nje gol ne kater ndeshjet e para te kampionatit.

Ne janar te 2012, Bobic, ish-lojtar i Stuttgart dhe kampion i Gjermanise me Dortmund ne 2002, kishte zgjatur kontraten e tij deri ne 2016.

Qe nga ardhja e tij, Stuttgart nuk ka qene ne top-5 de ta Bundesliga, duke perfunduar ne vendin e 15-te ne sezonin e kaluar./ATSH/