'Shtëpia ime'/ Nis në Shijak aplikimi online për të përfituar shtëpi të re nga Rindërtimi
Foto gjatë procedurës së aplikimit
Bashkia e Shijakut ka nisur procesin e aplikimit online për qytetarët e prekur nga tërmeti të cilët mund të përfitojnë nga programi i rindërtimit nëpërmjet platformës “SHTËPIA IME”.
Në procesin e aplikimit online, qytetarët zgjedhin një prej programeve që do t’u vijë në ndihmë, pas dëmtimeve të banesave të tyre si pasojë e tërmetit.
Ambra Beqiri, juriste pranë bashkisë së Shijakut, njëkohësisht e angazhuar në grupet e punës në kuadër të platformës online në ndihmë të qytetarëve shpjegon për ATSH-në, se janë 7 hapa të cilat duhet të ndiqen.
Ajo shpjegoi se procedura është e thjeshtë dhe aplikimi bëhet nga punonjësi i bashkisë, ndërsa qytetari që paraqitet firmos në fund të procesit, në formularin e plotësuar.
“Nisim me aplikimin e parë për qytetarin. Kemi numrin e protokollit për secilin aplikant. Vazhdojmë me të dhënat personale, mbiemrin, marrin fotokopjen e kartës së identiteti, datëlindjen, rrugën, numrin e pallatit për të cilin bëhet fjalë, numrin e telefonit, një email. Qytetarët mund të zgjedhin nga programi i strehimit (RDS4-RDSS), granti për rindërtim (GR), granti për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara(DS1-DS2-DS3) sipas akt-konstatimeve.
Pasi shënojmë të dhënat personale të qytetarit, të dhënat e familjarëve si edhe të gjitha të dhënat për banesën.
Më pas, pyesim qytetarin për programin në të cilin do të aplikojë sipas akt-konstatimeve.
Janë shtatë hapë të cilat shënohem me radhë.
Pasi shënojmë të gjitha të dhënat, në fund del opsioni në print dhe qytetari duhet të firmosë që është dakort me të gjithë formularin e plotësuar së bashku me të”, u shpreh punonjësja e bashkisë Shijak.
Beqiri u bëri apel qytetarëve që të paraqiten pranë bashkisë së Shijakut për të kryer procesin e aplikimit, i cili plotësohet nga punonjësi i bashkisë.
Aktualisht, bashkia e Shijakut ka ngritur disa grupe pune, për të përshpejtuar procesin e aplikimit dhe përballuar intensitetin e punës kundrejt qytetarëve të shumtë që paraqiten për aplikim./ATSH
Sondazhi i ditës:
Hetime për korrupsion dhe pastrim parash për Gërdecin, do bëhet drejtësi?
-
PO
53.7%
-
JO
35.5%
-
NUK E DI
10.8%
Vota total: 832
Lajme të tjera
-
Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Shijak, pronari i banesës ‘kyç gojën’ para hetuesve: E mbaj unë burgun! Në vëzhgim 6 anëtarë të një organizate kriminale
25 Janar, 11:38
-
VIDEO/ ‘Shtëpi bari’ e arsenal armësh në një vilë në Shijak! 444 rrënjë kanabis, 10 kallashnikovë dhe armë të tjera! Përdoreshin nga grupe kriminale
24 Janar, 10:02
-
Vidhnin sende me vlerë në fshatra të ndryshëm, arrestohen 2 persona në Shijak mes tyre një 17 vjeçar! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre
19 Janar, 09:56
-
Shkrumbohet makina në Shijak gjatë orëve të para të mëngjesit, shkak defekti në motor (VIDEO)
1 Janar, 10:23
-
Aksident në Shijak, motori përplaset me trafikndarëse, humb jetën 40-vjeçari (FOTO)
23 Nëntor 2022, 14:10
-
Denoncon Ilir Meta: Policia dhunoi qytetarin pasi i tha Ramës mos bëj propagandë me zonat e përmbytura (VIDEO)
22 Nëntor 2022, 19:53
-
Shijak/ Humbi jetën gjatë garës me makina sportive, 39-vjeçari u godit nga shoku, doli nga pista dhe u përplas me hekurat mbrojtëse! Arrestohet autori
21 Nëntor 2022, 09:12
-
Shijak, përplasen dy automjete gjatë garave me mjete sportive, humb jetën drejtuesi 40-vjeçar
20 Nëntor 2022, 21:24
-
637 familje hyjnë në shtëpitë e reja brenda nëntorit! Rama para banorëve në Shijak: Ua bënë gjakun helm 'lajmet e rreme'! Do merrni banesat me dokumentacion pa asnjë pagesë
7 Nëntor 2022, 12:37
-
Shijaku bëhet bashkia e parë në vend që përfundon procesin e rindërtimit: 802 qytetarë marrin shtëpi private
3 Nëntor 2022, 13:26
-
Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA ‘rrethon’ Shijakun, në kërkim të kriminelëve pas operacionit 'Porositësi'! Futet në shtëpitë e të kërkuarve
7 Tetor 2022, 12:04
-
Rindërtimi në Durrës, protestojnë banorët: Po na vjedhin truallin, duan të na çojnë në Porto Romano! Pallati të ndërtohet ku ishte
5 Tetor 2022, 16:10