Në seancë pritej të dëshmonin disa prej dëshmitarëve, mes tyre edhe Neshat Fana, ish avokati i Sali Berishës. Ai ishte i pranishëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por nuk mori pjesë në seancë. Ndërkohë në sencën e radhës Gjykata pritet të thërrasë si dëshmitarë edhe ish-kreun e Hipotekës Ilirjan Muho.
Në këtë seancë Emiljano Shullazi dhe të akuzuarit e tjerë nuk kanë folur para trupi gjykues, ndërkohë që një javë më parë u bë ballafaqimi mes Ilvi Beqajt dhe të akuzuarve e tjerë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com