Shtyhet sërish seanca për Shullazin/ Debate të ashpra në seancë mes gjyqtares dhe të pandehurit

Shtyhet sërish seanca për Shullazin/ Debate të ashpra në seancë mes gjyqtares dhe të pandehurit

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 te pandehurit e tjerë. Në seancë u zhvilluan debate të ashpra midis të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi. Zela i tha gjyqtares që “ti po i imponohesh këtij procesi dhe do me çdo kusht të zhvillosh gjykimin, kam kerkuar dorheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejte dhe ligjor.”

Endrit Zela u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht, por avokatin e zgjedhur prej ti Blerdar Shanja i cili nuk është paraqitur në seance për shkak të konfliktit te interesit qe ka me gjyqtaren Boksi.

Gjithashtu avoktja e caktuar kryesisht në këtë seance Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur me heret nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shendetësor.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates është jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referoje si rast në dhomën e komberare te avokatisë Tiranë për sjellje joprofesionale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja