Shtyhet vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit, ish-kreu i RTSH: Nuk jam i rrezikshëm

Shtyhet vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit, ish-kreu i RTSH: Nuk jam i rrezikshëm

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca u shty për shkak të pretendimeve të palëve nëse vetë  ish kreu i RTSH, Thoma Gëllçi tha para trupës gjykuese se nuk është i rrezikshëm dhe mund të lirohet duke i caktuar një masë më të lehtë.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fillim të këtij muaji ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi si i dyshuar për shpërdorim detyre. Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

Nga hetimi rezulton se në garë ishin dy operatorë. Njëra prej firmave, e cila ofroi më pak se firma tjetër, në fund të procesit të tenderit u skualifikua pasi i mungonte një dokument. Kjo firmë u ankua në Komisionin e Prokurimeve Publike me pretendimin se i ishte bërë padrejtësi në procesin e tenderimit, dhe se ishte shpallur fituese kompania e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë. KPP i ka dhënë të drejtë RTSH dhe e ka mbyllur çështjen. Edhe SPAK pas hetimeve konkluzoi se RTSH mund të kërkonte çfarëdolloj dokumenti që të donte për të rritur transparencën dhe këtu nuk ka asnjë diskriminim apo trajtim të privilegjuar në tender për njërën apo tjetrën firmë. Askush nuk u përjashtua padrejtësisht e thotë edhe SPAK i cili në fakt insiston se shkelja është se edhe firma tjetër, ajo që fitoi tenderin, kishte mungesë dokumentacioni dhe ajo duhej përjashtuar.

Pra sipas SPAK firma që u përjashtua në çdo rast duhet përjashtuar dhe vendimi ka qenë i duhuri. I njëjti vendim duhej marrë edhe për firmën tjetër. Me të gjithë këtë proces nuk ka lidhje Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, i cili në fakt edhe nga SPAK akuzohet vetëm se zgjati afatin dhe akuzohet vetëm për ‘Shpërdorim detyre’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë