Komisioni i Apelit i UEFA-s ka shqyrtuar sot ankesat e Shqipërisë dhe Serbisë, por nuk do ta marrë edhe vendimin final. Vendimi definitiv do të merret pas 2-3 javësh, pasi rregullorja e parasheh që vendimi të merret 15 apo 20 ditë pas seancës dëgjimore, raporton Telegraf.rs.
Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur që ndeshjen ta regjistronte 3:0 në tavolinë për Serbinë, të cilës njëkohësisht ia hoqi tri pikë dhe e detyroi t'i zhvillojë dy ndeshje pa shikues.
Të dyja palët, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë mbetur të pakënaqur me vendimin dhe janë ankuar. Madje, kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk ndryshon vendimi i parë i UEFA-s.
/Shqiptarja.com