Shtypi gjerman jehonë
për “Vajzat me çelës”

Shtypi gjerman jehonë<br />për “Vajzat me çelës”
Fisi në Shqipëri ka më shumë rëndësi sesa vetë individi. Lindita Arapi tregon për herë të parë nga këndvështrimi i një gruaje për gratë e vendit të saj.

Në kohët e Enver Hoxhës asnjë njeri jashtë vendit nuk dinte se çfarë ndodhte brenda tij. Dhe as sot nuk i intereson thuajse askujt. Dhe aq më keq në letërsinë shqiptare. Kush njeh me përjashtim të Ismail Kadaresë ndonjë shkrimtar tjetër?

Të mos flasim këtu për shkrimtaret femra. Tashmë ekziston një; Lindita Arapi, debutimi i së cilës me romanin “Vajzat me çelës në qafë” (në gjermanisht: Schlüsselmädchen"-Vajzat me çelës) u përzgjodh në Shqipëri si “romani i vitit 2011” dhe që para pak kohësh u përkthye edhe në gjermanisht. Për të parën herë rrëfehet mbi një histori që tregon lidhjet ende mbizotëruese atavike në Shqipëri, që sidoqoftë, bëhet për herë të parë nga një grua.

Bëhet fjalë për Lodjan, një vajzë, më mirë të themi një e re, biografia e së cilës është tipike për një grua shqiptare. Kur ishte një vajzë e vogël, kështu fillon romani, Lodja ulej çdo ditë në dritaren e shtëpisë së prindërve të saj dhe vëzhgonte gratë e fshatit teksa bënin thashetheme dhe pinin kafe. Nëna e saj nuk është asnjëherë aty. Dhe Lodjas nuk i lejohej të dilte jashtë. Përsenë ajo e zbulon shumë më vonë.

Kur Lodja rritet, ajo shkon jashtë shtetit për të studiuar, për të njohur një botë tjetër, të hapur. Megjithatë, ajo kthehet dhe do të marrë vesh më në fund së çfarë kishte ndodhur asokohe, çfarë kishte ndodhur në të kaluarën e familjes së saj dhe arsyen përse ajo gjithmonë ishte trajtuar në mënyrë aq komike. Ajo merr vesh që gjyshi i saj, gjatë diktaturës komuniste kishte bërë një “turp” dhe nga kjo, e gjithë familja ishte damkosur dhe përjashtuar. Kjo do të thoshte, të mos martoheshe me atë të cilin dashuroje, të kishe shance të pakta për të studiuar etj. Lebrozë në një sistem politik hermetik.

Edhe brenda familjes, njerëzit silleshin në formë hermetike. Arapi tregon historinë familjare nga këndvështrimi i grave: Lodja, nëna e saj Drita, gjyshja e saj Fatimja. Ato janë “Profile të një kohe të caktuar”, thotë gazetarja e lindur më 1972 në Shqipëri, e cila jeton dhe punon sot në Bon për “Deusche Ëelle”-n. Historitë e jetës së grave tregojnë gjithmonë një gjë: Fisi, zakoni, atavizmi janë ende edhe sot më të fuqishëm sesa në kohët e Enver Hoxhës. Arapi sjell diçka, për të cilën letërsia në Ballkan duhet ta përmbajë gjithmonë, kritikën për rrethanat shoqërore. Me këtë, romani i saj depërton mes për mes një ndryshimi shoqëror.

Përkrah popstarëve të bukur, të cilët herë pas herë luftojnë për të drejtat e grave, është edhe sigurisht edhe kryeparlamentarja një grua, ka gjithashtu edhe disa profesoresha, por kultura e prejardhjes fisnore rurale është një temë tabu. Për shkak të eksodit rural, megjithatë, prej kohësh të përhapur edhe në qytete.
Për shkak të braktisjes së fshatrave sidoqoftë, tashmë një fenomen i dendur edhe në qytete. Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë një lëvizje femërorë. “Nënat flijohen për fëmijët e tyre, bëjnë gjithçka me qëllim që vajzat të jetojnë më mirë. Por në këmbim, ata kërkojnë bindje të plotë dhe kjo i bën marrëdhëniet midis nënës dhe vajzës në Shqipëri, të vështira.

Fjalën pubertet e dëgjova për herë të parë në Gjermani. Isha 22 vjeçe“, tregon gjatë bisedës Arapi. Shto këtu edhe që Shqipëria ishte një shoqëri e traumatizuar. “Megjithatë asnjë nuk flet për këtë.” Çfarë nënkupton ajo me këtë, janë krimet e kohës së komunizmit që akoma nuk i janë nënshtruar trajtimit. Shqipëria është vendi i vetëm, që deri më sot i mban dosjet e mbylluara. Megjithëse të dyja partitë politike të mëdha kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme hapjen e dosjeve, asnjë nuk i hap ato. Arapi gjithsesi e ka hapur një dosje, në të cilën tani të gjithë kanë akses. Shpresojmë të ketë dobi.


Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve