Aksidentoi me vdekje Myrvete Dukën e cila mblidhte hekurishte në landfillin e Sharrës Prokuroria e Tiranës kërkon 7 vite burg për fadromistin Kasëm Koçi.

Koçi është hetuar nga prokuroria me masën e sigurisë arrest me burg ndërsa është nën akuzë për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojties në punë.

Aksidenti që solli vdekjen e Dukës ka ndodhur disa muaj më parë ndërsa nga hetimet rezulton se e ndjera ishte future në landfill nga pjesa rrethuese dhe punonte aty privatisht dhe e pasiguruar.

Ndërkohë nga prokuroria e Tiranës në hetim është një tjetër rast ku 17 vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën pasi u shtyp nga fadroma teksa ishte duke punuar në landfill.

Në të njëjtën ditë Gjykata e Apelit nuk ia ka ndryshuar masën e sigurisë duke lënë në burg Dëfrim Hakramën, përgjegjësi i turnit të natës në Landfillin e Sharrës, ku u vra 17-vjeçari Ardit Gjoklaj. Hakrama akuzohet për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë.
gruaja sharre

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com