Shuhet 'babai' i ortopedisë shqiptare! Gjata: Profesionist shembullor! Shehu: Ditë zie për mjekësinë shqiptare

TIRANË- Ditë zie për bluzat e bardha. Ortopedi i njohur Panajot Boga u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Shërbimi i Ortopedisë në Spitalin e Traumës ka emrin e tij, në nder të kontributit që mjeku ka dhënë për këtë spital dhe mjekësinë shqiptare në tërësi.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata i ka dhënë lamtumirën duke u shprehur se Panajot Boga, “do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi”.

"Lamtumirë Profesor! Sa trishtim lamtumira ndaj Kollosëve te Kirurgjisë dhe Mjeksesise Shqiptare! Do na mungoje energjia e pashuar, dashamirësia e pamasë, profesionalizmi pa cak! Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na lë trashëgim! Përveç fëmije të tu biologjike, ke rritur shume djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Te qofte e blertë lëndina! Ps: homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë", shkruan Gjata.

Edhe ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu, shkruan e sot është një ditë zie për mjekësinë e veçanërisht ortopedinë shqiptare.

“Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot është një ditë zie për mjekësinë e veçanërisht për ortopedinë shqiptare, që humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tonë, organizatorin energjik e të kudo gjendur, drejtuesin jetë gjatë të shërbimit të ortopedisë, aplikuesin e guximshëm e vizionar të shkencës e progresives në atë fushë kaq të gjerë të mjekësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, kolegëve, bashkëpunëtoreve të rinj e të dikurshëm, miqve, të gjithëve, për këtë humbje te madhe”, shkruan Shehu.

Panajot Boga ishte novator dhe akademik ne fushën e ortopedisë ku ka botuar 5 libra dhe qindra artikuj shkencorë. Në vitin 2012 kur shërbimi i Ortopedisë mori emrin e tij, ai premtoi se nuk do t’i ndalë operacionet edhe kur të shkojë 80 vjeç.

Panajot Boga

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ToniCH: 07/06/2020 10:18

    A keni kujtu se ka me hetu gjithmon a si?! Pytja eshte kur po niset DOKTORI per ate rruge?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!