
Kryetari i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.
"Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.
Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.
Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm. Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar!
Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh!"
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ishim në Kosovë kur Kadare mësoi se u dogj shtëpia e tij', Bujar Hudhri i emocionuar ndan kujtimet me shkrimtarin në 89-vjetorin e lindjes
29 Janar, 12:32
-
Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi i ndjerë
29 Janar, 09:30
-
89 vite nga lindja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare! Leksioni 'Kadareja dhe politikja', vështrim dhe te femërorja
28 Janar, 15:07
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
Speciale/ ‘Ritakimi’ me Ismail Kadarenë në shtëpinë-studio-muze! Biblioteka dhe dorëshkrimet e kolosit të letërsisë shqipe
25 Janar, 15:58
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor 2024, 21:58
-
Fjalët e reja që i shtohen Fjalorit të Gjuhës Shqipe! Shtesa edhe nga veprat e Ismail Kadaresë, Camajt dhe Hamitit
23 Nëntor 2024, 12:11
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor 2024, 14:52