'Kohë e pamjaftueshme!' Besjana Kadare zgjedh disa vargje për të kujtuar babanë e ndjerë

'Kohë e pamjaftueshme!' Besjana Kadare zgjedh disa vargje për të kujtuar babanë e ndjerë

Helena Kadare , Ismail Kadare dhe Besiana Kadare

Besjana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh të letrave shqipe që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm zgjodhi një poezi të ndjerë të të atit për të shprehur dhimbjen që ka kapluar në familjen e tyre.

Poezia titullohet “Kohë e pamjaftueshme”, të cilën Besiana ka vendosur ta publikojë në  rrjetet sociale. Kolosi i letërsisë shqiptare ndërroi jete sot në moshën 88 vjeçare.

Kohë e pamjaftueshme

S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.

Ismail Kadare


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas