2 vite ping-pong nga drejtësia! Shfryhet dosja e bujshme Bajri, të gjithë të lirë nga akuzat e vrasjes dhe gjobëvënies! Lirohet ish-kampioni i boksit

TIRANE-Shfryhet dosja e bujshme e Bajrave që nisi me operacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera. Rreth dy vite hetime nuk u mjaftuan as Krimeve të Rënda, as SPAK-ut dhe as Prokurorisë së Shkodrës që e 'çmontuan' duke i liruar të gjithë nga akuzat. 

Pas ping-pong-ut me dërgimin e dosjeve sa në Tiranë dhe sa në Shkodër, ditën e sotme gjyqtari i Shkodrës Besmir Stroka pranoi kërkesën e mbrojtësve Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj duke shuar masat e sigurimit "arrest ne burg" për disa prej të hetuarve të grupit Bajri. Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë.

Pra Safet Bajri në burg mbahet vetëm për dënimin me 8 vite që ka nga drejtësia belge. Sot gjykata vendosi që të zgjaste afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin, por akuzat kundër tyre në Shqipëri kanë rënë. Ilir Bajri mbahet në qeli për 5.6 vitet e dënimit me burg në Itali po për drogë.

Behar Bajri që u akuzua për vrasjen e bashkëjetueses së mitur 15-vjeçe sot ka vetëm një akuzë për ndikim të ushtrimit të paligjshëm, ku kërkonte të punësonte të dashurën e tij Jorida Muratin në spital, pasi të tjerat janë shuar të gjitha. Ndërkohë lirohen nga ambientet e paraburgimit  edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.

Por kush është Astmer BilaliAi ka qenë ish boksier i Vllaznisë, ndërsa ra në qendër të vëmendjes së mediave kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ai u arrestua si pjesë të "Bajrave", e ndërsa u akuzua për një sërë veprash penale. Vitin e kaluar iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga arrest shtëpie në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.

Për gazetarin e Shqiptarja.com Elton Qyno pushimi i akuzave është një kambanë alarmi duke paralajmëruar rikthimin e ngjarjeve të rënda dhe përplasjeve në Shkodër. "Pas dy vitesh hetime dosja i kaloi prokurorisë së Shkodrës nga SPAK-u. Prokuroria e Shkodrës e dërgoi për gjykim, por gjykata kërkoi që SPAK- të pushojë hetimet për grup të strukturuar dhe ta kalojë sërish në Shkodër. Procedura ka bërë dëmet e veta, ka sjellë zgjatjen e afateve hetimore.

Cështja përfundoi deri në gjykatën e lartë, e cila vendosi që ta gjykojë gjykata e Shkodrës. Gjyqtari Besnik Stroka sot pranoi kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë. Jorida Murati njihet si e dashura e Behar Bajrit. Ismet Idrizi dhe Samet Halluni dyshohen për gjobëvënie, drogë dhe bastet sportive. Kemi të bëjmë me një grup që pavarësisht se u godit në 2018 njerëzit kryesor janë të lirë. Safet dhe Ilir Bajri për akuzat e ngritura në 2018 për vrasje dhe gjobëvënie kanë rënë, pasi u shua masa nga gjykata.

Këta persona kryejnë vrasje dhe gjobëvënie, por SPAK ka vendosur ta cojë për akuza shumë të lehta që janë pushuar të gjitha nga prokuroria e Shkodrës dhe gjykata. Behar Bajri u akuzua për vrasjen e bashkëjetueses së mitur 15-vjeçe. Behar Bajari ka vetëm një akuzë për ndikim të ushtrimit të paligjshëm te mjekët, ku kërkon të punësojë të dashurën e tij. Janë shuar të gjitha akuzat e rënda. Safet Bajari në burg nuk mbahet për akuza në Shqipëri, por dënime në Belgjikë 8 vite për drogë. Ilir Bajri mbahet për 5.6 vite burg në Itali po për drogë.

Kjo masë i motivon për gjoba dhe krime të tjera. Këta persona kanë potencial të madh për të goditur. Familja Bajri ka një resort në Velipojë dhe restorante në Shkodër. Të gjithë janë subjekt të OFL-së. Pasuria e familjes Bajari është vendosur në sekuestro, por fakti që akuzat ranë e bën më të vështirë.

Tani nuk garantohet qetësia në Shkodër, pasi marrëdhëniet mes grupeve kriminale në Shkodër janë shumë të ashpra si pasojë e përplasjeve. Në ditët dhe muaj në vazhdim do të ketë ngjarje akoma më të rënda që mund të tronditin jetën dhe ekonominë e këtij qyteti"  tha gazetari Elton Qyno.

Ja cfarë deklaronte policia në shtator të vitit 2018, tashmë të gjitha akuzat kanë rënë dhe të gjithë janë të lirë
Njoftimi i plotë i policisë 22 shtator 2018

Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë finalizuar operacionin e koduar "Oaz", në kuadër të Operacionit "Forca e Ligjit", si pjesë e grupit kriminal "Bajri" me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër. Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ata janë:
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal "Bajri" kanë zgjatur mbi 6 muaj. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.

Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv.

Gjithashtu u ngritën dhe operuan në 2 vendet, grupe të përbashkëta operacionale, të mbështetura nga forcat speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre holandeze. Gjatë ditëve të operacionit për identifikimin dhe arrestimin e disa prej personave të mësipërm janë shkëmbyer me dhjetëra informacione, jo vetëm mes Policisë së këtyre 2 shteteve, por edhe autoriteteve ligj zbatuese që asistojnë Prokurorinë dhe Policinë, në Gjermani, Kroaci etj.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, tre prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë lëndë narkotike kanabis sativa. Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh. Policia e Shtetit dhe Prokuroria sigurojnë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhabije: 22/05/2020 10:48

    Me permend emrin e Mir Koçis duhet tkesh ba tpakten 2 vrasje mor zog riket

    Përgjigju
  • HASAN: 21/05/2020 10:26

    SHTETI A MAFIOZ BAJRAT JAM MASHTRUSA

    Përgjigju
  • Miri: 21/05/2020 09:40

    Ça komentesh ai apo ky i fort. Njerëz primitiv

    Përgjigju
  • Koli: 21/05/2020 09:09

    Gjith ai investim,ajo buje per drejtesine e re dhe nuk ditkan se jan vrases dhe kriminel?E di cdo qytetar i Shkodres dhe muk e di drejtesia.Mjer ky vend e mjer ky popull me kush na drejton.Sistemni kalbur nga koka tek kembet.

    Përgjigju
  • Elisa: 20/05/2020 23:34

    Mvjen keq per qytetin tem .Kena lan te afermit e kujtimet ne at qytet te mrekullushem e ktu shof komente kush asht ma i forti e sa djem nanash tjer vdesin e njerzit bajn tifozllek

    Përgjigju
    • Babloku: 21/05/2020 07:54

      Elisa mos u merzit se edhe ne evrope kete muhabet kane keto.

    • ela: 21/05/2020 00:46

      E vertet

  • Tiktoku: 20/05/2020 20:34

    Kjo ndodh kur dhe akuzat bëhen me mik.Al caponen e arrestuan për evazion fiskal në një kohë që s'kishin kamera ti filmonin.Sot çdo gjë e për më tepër në Shqipëri bëhet sheshit shihet kush qëllon,kush vret,kush përvetëson prona etj,por pa ndihmën e prokurorëve,gjyqtarëve,kryetarëve të bashkive,deputetëve me të cilët ulen në tavolina dreka darkash,dhuratat që iu kanë bërë e iu bëjnë asnjë s'do të ekspozohej.Njerëz pa background të ardhur nga familje të varfra zotërojnë pasuri marramendëse e shihen si Robin hooda ndoshta është faji dhe i yni që valorizojmë individë të tillë.

    Përgjigju
  • Matrix: 20/05/2020 18:43

    Nuk ka per te ndodhur asgje te pakten per disa muaj, bajrat nuk mund te bejne dot lufte me licet me safetin ne burg

    Përgjigju
    • O matrix: 20/05/2020 19:58

      Asht ma i rrezikshem behari, CA po thu. Pastaj Kapo esh ai tjetri ne spanje, Mos harro.

    • rtix: 20/05/2020 19:04

      Pse ca ka safeti

  • Perashi: 20/05/2020 18:31

    Lict jan shume te fuqishem, me.ne krye trunin Sokolin, teper i frikshem dhe ne hije gjithmone. Ka vite qe nuk e shef askush, po i drejton te tan, mos me ken Sokoli, kryjn pune me kohe

    Përgjigju
    • qafharlli: 21/05/2020 18:10

      Vraju sokolin , tjert desin prej frig me rrall.

    • Tytyr: 20/05/2020 21:43

      Kane me shume njerez bajrat. Dhe Jane me te rrezikshem shume here se sa gjith e grupet e shkodres

    • tytyy: 20/05/2020 21:21

      Lerg asht po sdomethan se se pysin.kan ma shume te rrezikshem kta se pala tjeter

    • Per ty ty: 20/05/2020 20:56

      Edhe aj asht shume i rrezikshem dhe i squt po asht lerg dhe sjan tu e pyt ma, ndryshe i thojn e ndryshe bajn kto, per njat shkunen n'kyt pike ku jan, ndryshe kishin ken gjanat te kishin ece ne fjalet e tija

    • tyty: 20/05/2020 19:04

      Dhe Bajret e kan nji tru hije. Mos harro

  • Oli: 20/05/2020 18:30

    Po sikur edii rama do bente shtet , sikur kjo drejtesia e re do ishte fantastike ? Apo do jen akoma gjyqtar te saliut ? Mjer ne ku kemi ren , mbase bie nje super termet ksaj radhe ta rrafshoi te gjithe

    Përgjigju
  • Primitiv: 20/05/2020 18:27

    Gjysma e komenteve ketu jane:cilet Jane me te forte, Licte apo Bajrat?! Primitive njerez. Shkodrane demek.

    Përgjigju
    • Per te interesuatin: 20/05/2020 23:51

      Gjan ma tmir ban me pa punt tuja se nuk te duhen gja punt e ktyne sa ma pak me dit ma mir asht...

    • Per primitivin: 20/05/2020 21:45

      Po kush Jan pra ma te fortet ne shkoder per ne qe sjena shkodran. A po na e thu qe Mos pyesin dhe te tjeret

    • Per Primitivi: 20/05/2020 20:56

      Kta qe pysim cilet jan ma tfort sjan shkodran se shkodrant e din skan nevoj me gjet pergjigjen ktu

    • orangutangu: 20/05/2020 19:04

      Po forcen po masin pse ca po masin sipas teje

  • Kafsha: 20/05/2020 17:42

    Imagjinoni tani dhe sa lek demshperblim do marin, bravo!

    Përgjigju
  • ari: 20/05/2020 17:06

    shikoni un nuk maj krahun e asnjones pal ama mos rrini tu fol me tifozllik a nuk ishin lict qe i vran policin dhe grun e tij e pastaj bajrat u hakmarren vran bardh licin . pas ksaj kush doli ne media tu bo rolin e viktimes bajrat apo mustaf lici po tkishin b*le ta nisnij luften si e fillun jo tu i spiunu bajrat me i fut nburg se nuk i perballojshin e tu vra njerz tpafajshem .. prandaj boll me kto lict se nuk jan aq tfort sac hiqen

    Përgjigju
    • Rozafa: 22/05/2020 13:31

      List e pa list e kan kthye me patkoj prej djellit po kris karin tqisha ropt npill

    • Rozafa: 22/05/2020 11:23

      Shkruj ti me emer pra sa ttshkerdhwhen ropt prej ngisht tkams e nmaje tkres

    • Ktij rozafes: 22/05/2020 11:22

      Ty te shkerdhesha tgjall e tdekun ty e atij si sa ma mor rop qim se me shaspo ke nevoj tqisha pragun e shpis

    • per rozafat: 22/05/2020 10:47

      Shko mor te qr me gjith kshu R R qe miri si ka pas n list hic e me ken burr shkrun me emer

    • Per rozafen: 22/05/2020 04:29

      R.R ka Natyren ne shiroke...

    • Per rozafen: 21/05/2020 23:31

      Kush esht R.R

    • Per rozafen: 21/05/2020 15:36

      Mirin e ka vra B.C edhe R.R

    • O Kiras me t pyet: 21/05/2020 14:37

      O kiras pse nuk e njef njeri kte ibrahimin. A esht djal shkodre ai? Si nuk e njohin. Pse e vrau luli ate policin bercana dhe bajrit ca lidhje kishin me ate policin. Po dhe po ta ket vra ibrahimi policin nuk esht budall ta pranoje e te Kalbeet ne burg

    • per kirasin: 21/05/2020 14:14

      Video vrasjes se policit e tregon qarte se kush e ka vrare. Luli i bje simbas teje ka genjye mbi Kuran meqe ti paske ken aty.pastaj kafet jane pi qy heret pa u vra Borani

    • Rozafa: 21/05/2020 12:58

      Nje kuriozitet , po MIR KUÇINE KUSH E PAT VRARE ??

    • Kiras: 21/05/2020 12:20

      Po ku e njef ti Ibrahimin njeher,at pak e aspak e njofin.kush e njef Bracen e din mire qe sasht aj ne vidjo.ba me e pas vra Ibrahimi e kishte pranu se nk e rrun per kend.Boranin e vravi Luli,paguvi noj shok t vedin,qe nk dihet se ke dhe pivi kafet me Bajret duke i vu doren n Kuran qe se vrava une Boranin kja asht e verteta dhe ska tjeter.Po Bajren e kan kuptu gjithcka tash n donse asht shume vone dhe me Lict kan vec luft deri n fund ska ma kafe me Lict.Nuk jan si Luli ata.Une nuk flas nga cka kam degjuar si puna jote, po nga cfare kam pare me syte e mi aty ok.

    • Ca thu mo: 21/05/2020 10:22

      Cfar lul kulle vrau ciftin brecana a nuk e ke pa videon a ? Duket qart se asht ibrahimi e dallojn tan duket qart trupi menyra si ec etj etj

    • Per Arin: 20/05/2020 17:51

      Ishte Lul Kulla aj qe vravi qiftin Bercana dhe jo Lict.Ato e vranen Bardhin sepse intrigat i futi Asmer Bilali.Pastaj Bajret fillunen te paret tu i sulmu Lict me shtet,me ndihmen e policise tu i ba presjon miqve te Licve,pastaj fillunen me Artan Hoxhen dhe ishte Asmer Bilali aj qe publikoj fotot me arme,ishte Tit Bilali aj qe spijunote te Artan Hoxha dhe jo Lict.Mustafa ka denoncu bashkpunimin e policise me bandat dhe mire ka ba por,nuk ka spijunu kend aj.keshtu qe Bajret dhe Asmer bilali jane kokrra spijujsh dhe frikacakesh qe do ju vijne dita shpejt tash qe shteti po i liron.

    • Aristrmullari: 20/05/2020 17:41

      Pse din ata ca bejn bajrt ca ja fut kot ti i spiunuan thua

  • Rifati: 20/05/2020 16:55

    Bravo ne kemi shtet. Mafiozat ne te gjithe Shqiperine qeverisin. Popull qe mbeshtet ist qeveri

    Përgjigju
  • vera: 20/05/2020 16:46

    FATMIR XHAFES ESHTE TI HEQESH KAPELEN,,,AI I ARRESTOI PER DY DITE ME QINDRA VETE BANDA NE SHKODER,,,,PRANDAJ E HOQI EDI RAMA SEPSE BASHKEPUNONTE ME TA,,,,,SOT ATA QE ARRESTOI FATMIR XHAFA I LIROI LESHI ME URDHER TE RAMES,,,SOT XHAFA DUHET TE JAPE DOREHEQJEN SI DEPUTET...EDI E KA TURPERUAR...////

    Përgjigju
    • ver: 20/05/2020 17:30

      Fatmir xhafa me mbulu te vellane filloi tu u marr me tjere

    • O Fatmir: 20/05/2020 17:19

      Fatmir Xhafa te shohe vellane e vete qe e ka trafikant droge, burre plehre qe zevendesoi gjithe drejtorat e policise cuna te rinj e energjike me ca pleq matufa e maniake seksuale qe nuk i pj**dh njeri neper qytete e na i la peshqesh.Benin ndonje leke ata po te pakten ju kishin vene kufi deri ne nje fare pike jo si sot qe keta pleqte nuk i pyet njeri fare , as cerrat se bosat jo e jo .

  • Loti: 20/05/2020 16:16

    Kjo eshte pajma e disfates se drejtesise. Mesa duket doni ta beni Shkodren si Tropojen. Turp.

    Përgjigju
  • Xhepi: 20/05/2020 15:46

    Coni Kosenin ne Shkoder sepse vetem ai i ben zap kriminelat sic i beri ne Elbasan ne 1997 e deri ne 2001.

    Përgjigju
  • Bravo në kokë të gjyqtarit: 20/05/2020 15:38

    U Hap puceta e mutit, do plasi muti sheshit tani në Shkodër...

    Përgjigju
  • Koko: 20/05/2020 15:29

    Per mu trima jan bajrat , kam frig se kyt her kan me e hup betejen lict tash po i djegun mren si mit, ajo rrac ashtu e do.

    Përgjigju
    • Ora: 20/05/2020 17:09

      Jan me te rrezikshem bajrat dhe me te fuqishem se lict. Lict duhet me ik jasht shtettit te kerkojn azil dhe jetojn te qete.

  • Durresi: 20/05/2020 15:27

    Prit ,se nuk kane kerkuar akoma demshperblim ,se dihet,paguajme ne... S ka me vlere asgje

    Përgjigju
  • fatmir xhafa: 20/05/2020 15:24

    Ja keto ishin operacionet famoze te fatmir agron xhafes! Flluska sapuni

    Përgjigju
    • fxh: 20/05/2020 16:59

      Fatmiri te shohi vllain pastaj te lehi

  • Goni: 20/05/2020 14:59

    I liron edi rama bandat qe ti persori per te marre zgjedhjet,,per kete e liroi xhe bershen dhe doklen ne durres....

    Përgjigju
    • Ton: 21/05/2020 09:17

      Dokle nuk ka lidhje me votat dokle ka pagujt gabimet qe ka bo kur ka qen i ri dokle esht djal kampion per ata qe e kan njoft. Dokle nuk ka lidhje me politiken po t kishte do kishte dal qe me koh nga burgu.e jo mas 20 vjetesh.rrespekt per at djal qe ra nburg kur ishte ala i vogel humi gjysmen e jetes per seder e vlera shoqerore qe pak njerez i kan n ket dit.rrespekte indritit

  • Zoti marrt hak ne femij tuj: 20/05/2020 14:58

    Ju qe leshoni keto kriminela . Ka ba 11 vrasje behari e ju thate qe kemi pistoleten qe vrau 15 vjecaren dhe dy vellezerit e tani thoni ska prova ??? Zoti ju coft ku ju djeg me shum gjith juve qe keni marr pjes ne lirimin e tyre . Uroj te ibra te baj sa me shum gola

    Përgjigju
    • Per uuuu: 21/05/2020 12:21

      Me pyt Lul buqen per at pune,aj e din ma mire

    • uuuuu: 20/05/2020 19:37

      Ai qe ecen si femer e qellon me te majten kush esht sipas teje. Kush i vrau policin me gruan sipas teje

    • Per ato qe sja kan haberin punve: 20/05/2020 18:01

      Ibrahim Lici nuk vret gra dhe se ka vra aj policin me gru.Ibrahimi morri xhakun e axhes dhe vravi Titit me Bacin dhe me aq sa e njoh une, pa dyshim qe tash do fillojn me Bajret se nuk ka mi lan per burra t mir.

    • ar 2: 20/05/2020 17:50

      Eshte femer mbi te gjitha. Nan fmie. As kanuni e as feja se ka me prek aty

    • O ar 2: 20/05/2020 17:32

      Ajo vajza me femi ne preher asht njoft ne shkoder me pseudonimin qitsja , kshuqe ska ken thjesht nji vajz me femi ne preher

    • kryeordiner: 20/05/2020 17:32

      Krytin tan se seshte i pafajshem nji qe vret femra ne sy te fmise e te pafajshem . Po vllai ibrres a su denu per gjobvenie apo harrove ti

    • Per ordinerin: 20/05/2020 16:41

      O ordiner ishalla kryt ta hekun ty se un smerrem me to , po ibra nuk ka ba asigja ca ka ba behari me vajza tu perdhunu e me vrasje e me gjoba . Kshuqe kryt te ikt ty e tan atyne qe e kan ba me borxh ishalla

    • Ar 2: 20/05/2020 16:04

      Gola kunder kujt? Kunder Ibrahim Bilalit qe si ka ba keq kujt apo ate vajzen me fmi ne preher. Rri se llom hane jane te dyja palt

    • o ordiner: 20/05/2020 15:33

      Pse mer ordiner esht me i mire ky ibra qe eshte me taman killer a. Ishalla po te hekin koken ty me gjith ibren

  • Ababab: 20/05/2020 14:47

    Tesh nuk jetohet me ne shkoder! Do filloj shum shpejt seria vrasjeve . Lict dojn me ba vrasjen e shekullit , dojn kryt e beharit

    Përgjigju
    • Per kuriozin: 10/04/2021 23:27

      Pse rren mor mashtrus se dihet e din tan shkodra qe Mir Alin bashk me Batrin i kan vra Bajret. Ibrahimi veç tgjejn bir ku mu fut edhe se me dhimbet injoranti ne çfar dallaveresh asht fut nji rrug pa kry qe si gjehet fundi. Me kto bajret nuk e qet kush per pushk se ndaq jan si far hithash ndaq njeni ma i zi se tjetri.

    • daniel: 20/05/2020 18:17

      o kurioz pse bracja i ka vra alim dhe batrin? ne ate kohe dolen fjale per hamdi kocin? di gje pse i ka vra?

    • kkkk: 20/05/2020 17:51

      Ai ftyre vobekti si afrohet dot beharit

    • O kurioz: 20/05/2020 17:35

      Ibra asht nji nder killerat ma profesionist e gjak ftoft qe ka pas shipnia . Asht shum i ri e ka ba 11-12 vrasje . Ka ken shum i ri kur vrau mir alin e mond batrin pa ju dridh dora . Tesh qe doli dhe ai i pafajshem per vrasjen e bilalve ke me e pa ti kush asht ibra

    • Kurioz: 20/05/2020 17:06

      Po pse ma i keq se bajrat asht KY ibra. Nuk ma merr menja jo. Bajrat jan shum dhe shum te fuqishem. Ca skuadre Kan lict kur ti thua ai ibra ash vetem

    • O kurioz: 20/05/2020 16:34

      Lict kan nji super skuader , vetem per nji bomb qe i vun lul kulls i vran 6 vet . Edhe tan vec nji dor i vrau ibra . Ska makin e blindume qe e shpeton ma beharin

    • M k: 20/05/2020 15:46

      Tashi fillo numrimin

    • Kurioz: 20/05/2020 15:40

      Pse aq te forte Jane lict? Sma merr menja ta bejn, se ku do fshihen mbrapa. KY behari esht Kapo i fisit bajri apo ky esht dhe Kapo i shkodres?

  • Lui: 20/05/2020 14:43

    Ja pse here pas here te kap nostalgjia e xhaxhit Enver.. Ndonje "i forte" qe mund te ishte atehere maksimumi kishte nje biciklete te mire dhe ndonje thike, por shume shpejt dhe shume i kontrollueshem nga shteti. Sot..?!

    Përgjigju
  • Ani: 20/05/2020 14:24

    Keto jan bobat e shqipnise bashke me grupin e shijakut dhe shullazin , nuk I del kush para ketyne

    Përgjigju
  • Tesh tregoje vedin: 20/05/2020 14:12

    Dy rrug ke o ban nej vrasje te fort , ose merri tan mar nji nga nji se vetem je ske ca humb . Ishalla spo te gjejn pa shku hala te shpia se keq e ke punen

    Përgjigju
    • Opi: 20/05/2020 17:04

      Nuk besoj jo ta nxjerrin se bajrat Jane ne hasmeri me lict. Nuk I nxjerrin njerezit e vet ne prite atyre. Do kete lufte po bajrat Jane shume ne njer3z dhe shume te fuqishem

    • o shoku opii: 20/05/2020 16:52

      Pse me e vra ate menon se u mbyll puna?

    • O shoku opi: 20/05/2020 16:31

      Vetem asht si qen , mund ta nxjerrin dhe bajret me e vra ket qe me myll pun . Cdo gja mund te ndodhi

    • Opi: 20/05/2020 15:47

      Pse vetem asht KY? Po esht ne grup me kto bajrat,psw thua asht vetem.

    • ppp: 20/05/2020 14:54

      Ma mir ti marri mar 1 e nga 1. Ta pastroj vendin

  • Me mir ne burg o asmer: 20/05/2020 14:08

    Tesh te vrasin si qen rrugash o i shkret po ik zhduku nga shipnia se ibra te pret

    Përgjigju
    • Hihi: 20/05/2020 15:46

      Po nuk asht vetem ai. Kush do e vrasi ate re

  • Naili: 20/05/2020 13:12

    Po fillon prep lufta ne shkoder bravo shteti

    Përgjigju
  • daniel: 20/05/2020 13:08

    plasi ne kucove tani o keta o bracja ndjekje kemba kembes!

    Përgjigju
    • danieli: 20/05/2020 19:44

      boric jane miq me taten qe ne 91, gim ula ka qene po ashtu dhe tit selaci mik te fort ka xhev morinin

    • Fieri: 20/05/2020 16:01

      Pse ke kan mik ne fier lict me djeni tende danjelo? Tat lici njef ne fier po jo mik sbesoj. Asmeri njifet me Kujtimin thon po se di dhe me Gim boricin me tjer se di

    • O Daniel: 20/05/2020 15:45

      Bajrat mesa di une kan3 me shume njer3z ne grup dhe ne FIS apo nuk esht e vertet. Kto Kan ndihmu Tom doshin me u ba deputet apo Toma I Komandon keto. Un e di qe kto Komandon Tom doshin dhe deputetet e tjere ne shkoder.

    • Per danielin: 20/05/2020 15:30

      Lict jan shume te fuqishem, me.ne krye trunin Sokolin, teper i frikshem dhe ne hije gjithmone. Ka vite qe nuk e shef askush, po i drejton te tan

    • daniel: 20/05/2020 14:41

      lict jane me te vjeter kane shume eksperience ne krim qe ne vitet 85! bajrat jan fuqizu mbas 2010 mbas vrasjes se mirit. licet kan rreth shoqeror te jashtazkonshem ne tirane fier kane lidhje me caft ne shkoder dhe lul kullen. bajrat thone jan miq me milin dhe tan dajtin po skam ndonje info te sakte. e sigurt qe bajrat i ka ndimu tom doshi luan harusha paulin sterkaj pellumb gjoka. licet jane ekspert ne vrasje sidomos sokoli. ne kohet e sotme asgje nuk eshte e sigurt.

    • O Daniel: 20/05/2020 14:30

      Kush esht me I forte. Lici apo kto. Kto Jane me shume di une, ndersa Lici me pak. Bajrat Jane me te fuqishem. Besoj lict do ikin jasht shtettit tashi qe te jetojne rehat se ne shqiperi nuk dalin me dot.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?