Shuhet muzikologu Ferid Bala!

Shuhet muzikologu Ferid Bala!

Ne foto Ferid Bala

Është shuar në moshën 86-vjeçare muzikologu Ferid Bala. Artisti ka dhënë një kontribut të madh në muzikë, duke qenë edhe themelues i degës së Kantos në Shkodër. I aktivizuar fillimisht në melodramën “Dasma Shkodrana” nga kompozitori Prenk Jakova, do të dërgohej më pas edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Bukuresht. Në vitin 1971 nis punën në degën e Kantos në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër. Disa nga talentet që ka zbuluar gjatë punës si arsimtar janë: Valdete Hoxha, Agim Hushi, Violeta Gashi, Myfarete Laze etj.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në faqen e saj zyrtare në “Facebook” shkruan:

“Ndarja nga jeta e profesor Ferid Balës një lajm i trishtueshëm, jo vetëm për familjen, ish- nxënësit e bashkëpunëtorët, por për të gjithë Shkodrën. Personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve, botues librash, familjar e qytetar i nderuar i Shkodrës, profesor Feridi ka lënë pas një trashëgimi për të cilën ndjehemi të gjithë krenarë. Lamtumirë Profesor, pushofsh në paqe!”.

Ferid Bala (1934-2020) është autor i disa librave, si “Ushtrime Vokale”, “Përmbledhje me Arie e Romanca”, “Në lulishten e këngës dhe të këngëtarëve popullore shkodranë”, “Fjalor muzikor i komentuar”, “50 vjet Art e Kulturë”, “Këshilla për këngëtarët”, “Përmbledhje pjesësh popullore”, “Kënga dhe Këngëtarët” etj.

Është dekoruar edhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të  dytë edhe të tretë. Ndërsa, mban titujt “Mësues i dalluar” edhe “Prenk Jakova”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 01/07/2020 16:57

    Qofte i perjetshem kujtimi i tije!qofte i xhenetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)