Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999

SHBA- Fethullah Gulen, një predikues islamik turk me ndikim, i cili besohet nga Ankaraja si organizatori i tentativës për grusht shteti kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan më 15 korrik 2016, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Lajmi u publikua nga “Herkul”, një faqe e afërt me predikues, dhe u mor nga mediat kryesore turke. I njohur si kreu i lëvizjes FETO apo ndryshe "Gulen", me shtrirje edhe në Shqipëri, Gulen vdiq në Pensilvani.

Aty jetoi pasi u transferua në SHBA në vitin 1999, pa u kthyer më në Turqi, raporton “La Repubblica”.

Kreu i një vëllazërie fetare me miliona ndjekës, Gulen ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy ranë në konflikt dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës.

Kreu i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, dikur ka qenë edhe aleati i presidentit Erdogan, derisa lëvizja e tij mori rrjedhë tjetër dhe u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja. 

Lëvizja e tij u bë 'mollë sherri' edhe në Shqipëri, deri edhe tek përurimi i xhamisë së madhe të Namazgjasë ditë më parë, ku u desh që në ceremoni të mos merrte pjesë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, pasi cilësohej si pjesë e lëvizjes "guleniste" dhe të zëvendësohej nga myftiu i Tiranës.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?