Shuhet Sokol Baraj në moshën
53-vjecare, kryepolici i viteve ‘97
Baraj:Për kokën e Azemit u paguan 150 mijë $

Shuhet Sokol Baraj në moshën<br />53-vjecare, kryepolici i viteve ‘97<br />Baraj:Për kokën e Azemit u paguan 150 mijë $
TIRANE-Shuhet në moshën 53-vjeçare ish-zëvendësministri dhe ish Drejtor i Policisë së Tiranës, në vitet ’97, Sokol Baraj.  Mësohet se Baraj mbylli sytë sot si pasojë e një infarkti në zemër.
 
I lindur në Tiranë më 5 gusht 1963, gjatë jetës së tij, ai ka mbajtur jo pak poste të rëndësishme drejtuesish. Në vitin 1990, ai ka qenë drejtues i Komisariatit të qytetit të Kavajës.
 
Në 1997-ën, ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe zv/ministër. Sokol Baraj ishte në krye të policisë në kohë të vështira të saj, duke marrë në konsideratë trazirat e ’97-ës.
 
Sokol Baraj mori detyrën në një situatë të vështirë për Policinë, e cila në pjesën më të madhe nuk ishte në shërbim. Në drejtimin e tij, u shkatërruan bandat në të gjithë vendin.

bare
 saimir tahiri sokol baraj
(Sokol Baraj gjate nje takimi me ministrin e Brendshem dhe krere te Policise se Shtetit nder vite)

Në shkurt të vitit 2000, ai u caktua drejtor i Përgjithshëm në SHIK për t’u liruar nga ajo detyrë në vitin 2003. Nga viti 2000-2005 ka qenë këshilltar i kryeministrit. Pas lirimit nga kjo detyrë, ai iu përkushtua mësimdhënies në Akademinë e Policisë.
Kurse vitet e fundit të jetës punoi si shef sigurie i një kompanie që siguronte aeroportin e Rinasit.

Jeteshkrimi
Sokol Baraj, u lind në Tiranë, më 05.08.1963. I ati i Sokolit, Mitati, ka qenë oficer në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka shërbyer në shumë rrethe të vendit. Arsimin fillor e ka kryer në vitin 1970-1974, në Lezhë, kohë kur i ati, Mitati, qe kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në këtë rreth, ndërsa arsimin 8-vjeçar e kreu në Tiranë, në vitin 1978. Në periudhën 1978-1982, kreu arsimin e mesëm në Politeknikumin “7 Nëntori”, dega elektrike, të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira. I dashuruar me profesionin e të atit dhe duke qenë futbollist në klubin e Ministrisë së Brendshme, “Dinamon”, në shtator 1984 filloi arsimin e lartë në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilën e përfundoi në vitin 1988, duke u diplomuar në specialitetin “Sigurim”.
Ndërkohë, Sokoli, filloi menjëherë studimet pa shkëputje nga puna në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Juridik, të cilin e mbaroi në vitin 1993. Në gusht 1990, u transferua në qytetin e Kavajës, ku kishin filluar trazirat dhe lëvizjet e para për ndryshimet politike në vend. Është i njohur fakti se në atë kohë Kavaja u kthye në epiqendër të revoltave dhe pati shumë konfrontime me Policinë, madje edhe me forcat e repartit special nr. 326, të Policisë.

Këtu, Sokoli, pati mundësinë të aftësohej më tej në profesionin e tij të vështirë. Në tetor 1991, u transferua në Drejtorinë e SHIK-ut, në Tiranë, ku shërbeu deri në vitin 1993. Si shumë të tjerë, edhe ai, ndonëse vetëm me 5 vjet karrierë, pa asnjë implikim politik apo përfshirje në ngjarje madhore, i pa regjistruar gjëkundi si person që u angazhua në grupe që frenuan apo kundërshtuan proceset demokratike në vend, nuk i shpëtoi dot “litarit” të nenit 24/1, të ligjit të famshëm që “reformoi” strukturat e kuadrot e administratës shtetërore “demokratike”. I nxjerrë në “4 rrugët” e udhëkryqit ku përfunduan shumë intelektualë të rinj e të aftë, për të cilët kishte nevojë përparimi i vendit drejt Evropës, Sokoli, nuk u dorëzua por punoi e mbijetoi, së bashku me familjen.

Qorrsokaku që e kishte përfshirë vendin, që nga 26 maji 1996, dhe gremisja drejt vdekjes, në pranverën e viti 1997, nxitën edhe Sokolin, si shumë shqiptarë të ndershëm, për të marrë barrë të rënda mbi vete, në shpëtimin e atdheut dhe minimizimin e shkatërrimit tërësor. Në fillimin e korrikut 1997 u emërua “drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme”, në vendin e lënë bosh nga Agim Shehu, i cili qe larguar fshehurazi jashtë vendit, i trembur nga fitorja e zgjedhjeve elektorale nga grupimi politik i koalicionit “Aleanca për Shtetin”.
Sokol Baraj mori detyrën në një situatë të vështirë për Policinë, e cila në pjesën më të madhe nuk ishte në shërbim, por po rimëkëmbej.
Në mesin e korrikut 1997, ai, u priu shumë forcave të grupuara nga strukturat e reparteve “Renea”, “Brisku” dhe reparti FNSH nr. 711 të Tiranës. Ndonëse pati edhe mbështetjen e subjekteve politike, hyrja në Berat qe një sipërmarrje e vështirë, e cila u mundësua më tepër nga negociatat që Sokoli mundi të kryejë me përfaqësuesit e grupeve që mbanin peng qytetin.

Me gjithë këto suksese ende nuk ishte në zotërim të shërbimeve të Policisë, Vlora, epiqendra e fillimit të revoltave të dhunshme të shkurtit 1997, ku përplaseshin grupe kriminale rivale, me organizim të mirëfilltë. Ka qenë datë 10 gusht, kur Sokol Baraj u vu në krye të 11 grupeve të forcave speciale, dhe mundi të hyjë në Vlorë në saje të një plani të detajuar hollësisht nga kreu i specialëve, i cili solli, fillimisht shpartallimin e bandës së Zani Çaushit e pak ditë më pas edhe të “Gaxhait”, të “Xhelitajve” e të “Mukajve”, shërbim ky që çuditërisht u kontestua nga shumica në Kuvendin e Shqipërisë, por përgjegjësia u mor nga drejtuesit Neritan Ceka e Ndre Legisi.

Fillimisht, në fundin e nëntorit 1997 dhe më pas në janar 1998, situata e brendshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut në Shkodër ka qenë shqetësuese dhe Sokol Baraj ka qenë prezent, në krye të grupeve të caktuar për zgjidhjen e tyre.

Në vitin 1997, kohë kur Policia mori në zotërim të gjithë kontrollin e territorit në vend, duke mposhtur bandat, thyer mitin e tyre që kishin tmerruar popullin me grabitjet ditën për diell, duke fituar besimin e merituar në popull dhe institucionet shtetërore e organizmat monitoruese ndërkombëtare, Sokolit iu kërkua të bëhej procedura për gradimin “gjeneral”, së bashku me stafin e tij, por 33 vjeçari Baraj, nuk e pëlqeu këtë propozim, me argumentin se ka kohë për atë dhe stafin në varësi të tij.


(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë