Grupi hetimor që po merret me vrasjen e Artan Cukut ka përjashtuar çdo mundësi që ish-komisari të jetë vrarë për hakmarrje nga familje Daka. Kjo për faktin se për vetëvrasjen e Agim Dakës në vitin 2005, familja e këtij të fundit është pajtuar me Artan Cukun.
Gjithashtu ditën e vrasjes pjesëtarët e familjes Daka nuk kanë qenë në Tiranë, por në Shkodër. Ndërkohë Artan Cuku është betuar në xhami se nuk ka dorë në vdekjen e Agim Dakës.
Në një intervistë për Report TV kreu i pajtimit të gjaqeve, Nikoll Shullani, tregon mënyrën se si është bërë betimi në xhami me 24 burra. Në këtë rast Artan Cuku ka pranuar zakonet kanunore duke bërë be në xhami.
“Prel Daka ka dyshuar se djalin ja ka vrarë Artan Cuku dhe e ka kapur në bazë të zakonit kanunor. Ai i ka bërë be me 24 burra në xhami se nuk kam dorë në vrasjen e djalit tuaj. Sido që të jenë problemet kur bëhet beja qoftë në kishë, qoftë në xhami me 24 burra ajo punë është e mbyllur njëherë e përgjithmonë. Ai mund të ketë pasur edhe probleme të tjera pasi ka qenë në funksione drejtuese në disa kohë, por përsa i përket problemit të familjes Daka është mbyllur ajo punë”, tha Shullani.
Pak ditë më parë ka reaguar edhe babai i Agim Dakës, Prel Daka, ku ka thënë se nuk ka dorë në vrasjen e Artan Cukut, pavarësisht se sipas tij, nuk e ka besuar versionin që djali i tij është vetëvrarë.
Ndërkohë në lidhje me vrasësit e Artan Cukut, grupi hetimor ende nuk ka gjetur prova se kush mund ta ketë kryer atentatin. Të gjitha pistat hetimore nuk i kanë çuar ende ekspertë në një version përfundimtar se përse u vra ish-drejtori i policisë së Vlorës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO