Në seancën e sotme të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit, është rrëzuar kërkesa e avokatëve për të thirrur dëshmitar në seancë drejtorin e drejtorisë së mbrojtjes së dëshmitarëve Ardian Çipa. 

Çipa pritej që të jepte shpjegime lidhur me statusin e dëshmitarit të mbrojur Besnik Musai dhe më konkretisht pse ishte marrë në mbrojtje që nga 7 nëntori i vitit 2016 Musai, i cili u tha se ishte kunati dhe shoferi i biznesmenit.

Pretendimi i avokatëve është se Musai nuk eshte familjar i Ylvi Beqajt.

Avokatët deklarojnë se i janë drejtuar ONM-së dhe Arta Markut për ta vënë në dijeni në lidhje me atë që ata e konsiderojnë si një devijimin të procesit nga ana e prokurorëve.

Emiljano Shullazi së bashku me Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi akuzohen për 7 vepra penale, si “Shtrëngim për dhënie pasurie”, kryer në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, etj.