Për çështjen Shullazi është marrë në pyetje edhe ish kandidatja për Rektore të Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra.
 
Akademikja ka qëndruar më shumë se një orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
 
Ajo ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me kërcënimin e dy akademikëve, Dhori Kule dhe Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, pak ditë para zgjedhjeve në universitet.
 
Dibra mësohet të jetë shprehur se nuk i njeh të arrestuarit dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com