Shullazi në hetim për 7 gjoba
synoi "Parkun Sportiv" Durrës

TIRANË-Një seri gjobash të vendosura ndaj biznesmenëve të ndryshëm në Durrës dhe Tiranë, ka renditur në kërkesën e saj për caktimin e masës së sigurisë ndaj Emiljano Shullazit, shokut të tij Gilmando Dani dhe djalit të xhaxhait të Shullazit, Blerim Shullazi.

Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë renditur të paktën 7 raste të dyshuara gjobëvënieje nga anëtarët e grupit të Shullazit.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se grupi i Shullazit përbëhet nga kontigjentë kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, disa prej tyre të dënuar dhe më konkretisht shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, personat të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit dhe më konkretisht një shtetas që zotëron një kompani të njohur në Durrës për tregtimin e materialeve ndërtimore dhe hidrosanitareve, shtetasin A. B, pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit si dhe përfaqësues i një kompanije kafeje në Durrës dhe një biznesmeni të njohur që zotëron një kompani nafte në Shqipëri.

faksimilet madsa e arrestit qe kerkoi prokuroria shullazi dani

faksimilet madsa e arrestit qe kerkoi prokuroria shullazi dani

faksimilet madsa e arrestit qe kerkoi prokuroria shullazi dani

Prokuroria nuk jep detaje të sakta lidhur me shumat financiare që Shullazi ka përfituar nga këto gjobëvënie, por burimet thonë se bëhet fjalë për mijëra euro. Më tej prokuroria shton se këta persona, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë të grupit, kanë kryer veprime aktive kriminale në formën e grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda këta persona po bëjnë përpjekje për të privatizuar objektin e quajtur “Parku Sportiv” që ndodhet në lagjen nr.5 në Durrës.


kompleksi sportiv shullazi
(Parku sportiv)

kompleksi sportiv shullazi
(Parku Sportiv)

Njëherësh sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ky grup kriminal mendohet se nëpërmjet kanosjes dhe dhunës fizike dhe psikologjike, ka bërë të mundur rregjistrimin e pronës ish-hotel "Vollga” që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit. Për hedhjen në dorë të kësaj pasurie, shtetasi Emiljano Shullazi sipas prokurorisë ka ushtruar dhunë ndaj personave që e kanë përfituar këtë pronë në mënyrë të ligjshme dhe duke qënë se prona kishte probleme dokumentacioni për rregjistrimin e saj, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj drejtuesit të ZRRPP Durës, duke e detyruar punonjës të ZVRPP dhe ZPRPP Tiranë për rregjistrimin e kësaj prone në kundërshtim me ligjin dhe procedurat e rregjistrimit.

vollga
(Ish-hotel "Vollga", në Durrës)

Në të njëjtën kohë thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna se ky grup personash në bashkëpunim me persona të tjerë, shtetas shqiptarë dhe të huaj janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike në vendet fqinje dhe të Bashkimit Europian. 

jani zaka dhe mitri prifti
(Jani Zaka dhe Mitri Prifti)

Një tjetër rast është ai i biznesmenit shqiptaro-amerikan Jani Zaka, i cili rezulton të jetë pronar i një kompanie bastesh sportive live në internet. Rasti i fundit që prokuroria ka rregjistruar kundër Shullazit dhe shokëve të tij ka qënë ai i kërcënimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni, për të cilin prokuroria thotë se Koni është kërcënuar me jetën e tij dhe familjarëve të tij për tërheqjen e kandidaturës së tij nga gara për rektoratin e Univesitetit të Tiranës. Në total Prokuroria për Krime të Rënda, brenda 4 muajve të vitit 2016 ka ngritur katër dosje hetimore kundër Emiljano Shullazit dhe miqve të tij.

Ora 11.30 Shtyhet për nesër masa e sigurisë ndaj Shullazit
Masa e sigurisë për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin është shtyrë për ditën e nesërme në orën 08:30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
 
Shkak i shtyrjes së seancës për masës e sigurisë është bërë ngarkesa e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi  prokurorja Elisabeta Ymeri që është caktuar në çështjen e Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij është në të njëjtën proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj 9 imamëve. 
 
48 orë nga ndalimi i Emiliano Shullazit zbardhen zyrtarisht akuzat ndaj tij dhe dy të arrestuarve Gilmando Dani e Blerim Shullazi. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjykata e Krimeve të Rënda avokati i tre të ndaluarve Alban Qafa bëri publik për Report Tv akuzat si dhe faktin se seanca për vlerësimin e arrestit do të zhvillohet të mërkurën në mëngjes dhe pse ishte planifikuar për këtë të martë.

“Kërkesa e prokurorisë për Emiljano Shullazin bazohet te deponimi i Jani Zakës( Arjan Zika), por nuk ka asnjë provë për përfshirjen e klientit tim në këtë histori. Në polici nuk ka një dëshmi të personit të dëmtuar, por vetëm të babait të tij. Për rastin e dhurimit të hotel Vollga në Durrës, nuk ka asnjë person që të pretendojë se i është bërë presion për gjobë. ” shprehet ai.
 
Ndërsa përsa i përket kërcënimit të kandidatit për rektor të UT dhe rektorit aktual, Qafa u shpreh se ‘Emiljano Shullazit nuk i intereson bota akademike.

Gjithçka nisi si një pretendim i kërcënimit të kandidatit Mynyr Koni dhe rektorit aktual Dhori Kule. Përshkruhet kjo në kërkesën për gjykim të prokurorisë?
"Nuk është masa kjo sepse të dy personat kanë dhënë deklarime dhe kanë deklaruar se nuk janë takuar me Shullazin. Tek makina ku Koni ka bërë një xhiro siç thotë ai, nuk ka qenë Shullazi, edhe për nga përshkrimi fizik nuk ka qenë ai, por kanë qenë 3 të rinj të tjerë. Shullazi konfirmoi se kurrë nuk e ka takuar dhe as nuk e ka kërcënuar dhe nuk i intereson fare bota akdemike," është shprehur për Report TV, avokati i Shullazit.

Ai tha se në seancën e nesërme do të kërkojë pavlefshmërinë e arrestit dhe lirimin e menjëhershëm për Shullazin dhe Gilmando Danin, dhe një masë më të butë si arrest i shtëpisë për Blerim Shullazin.



Ora 11.00 Seanca e Shullazit dhe 9 imamëve, "blindohet" Gjykata e Krimeve të Rënda. 
Gjykata e Krimeve të Rënda është "blinduar", këtë të martë nga forcat e rendit. Kjo për faktin se sot aty zhvillohen dy seanca gjyqësore: masa e sigurisë për të arrestuarin Emiljano Shullazi dhe gjyqi ndaj imamëve të akuzuar për terrorizëm.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, i cili po ndjek nga afër zhvillimet pranë Gjykatës tha se janë angazhuar rreth 70 forca speciale, nga Reparti Shqiponja i Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Seanca ndaj Shullazit pritet të nis rreth orës 11.00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti dhe prokurorja Elisabeta Ymeri. Ndërkohë po sot do të jepet masa e sigurisë, për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

Prokuroria ashtu siç u mësua një ditë më parë pritet të kërkojë vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe masën e sigurisë "arrest me burg" për Shullazin dhe dy të tjerët. Sipas Prokurorisë, mësohet se masa e sigurisë është kërkuar për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Arjan Zika, me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh me Donald Trump dhe gruan e tij?

Çfarë po ndodh me Donald Trump dhe gruan e tij?