Shullazi ngel për në vjeshtë, gjykata e Apelit e pafuqishme për të dhënë vendimin për 5 të pandehurit

Shullazi ngel për në vjeshtë, gjykata e Apelit e pafuqishme për të dhënë vendimin për 5 të pandehurit

Është shtyrë për në muajin shtator 2020, procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër personave të tjerë që janë marë të pandehur nga prokuroria. Seanca e cila ishte parashikuar për tu zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krime të Rënda, nuk është zhvilluar. Siç mëson “Shqiptarja.com” nga burime pranë gjykatës, shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. Duke qenë se mungonin disa prej avokatëve, procesi gjyqësor në Apel, nuk mund të zhvillohej dhe për pasojë çështja kundër 5 të pandehurve është shtyrë për në muajin shtator 2020.

Pritet që në 9 shtator në orën 11:00, trupi gjykues i kësaj çështje të mblidhet sërish, duke marrë në shqyrtim dosjen penale. Kujtojmë se që prej muajit dhjetor 2018,kur Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi,kanë apeluar vendimin e gjykatës që i dënonte me 8 deri në 14 vite burgim, procesi në gjykatën e Apelit, ende nuk ka përfunduar. Ky proces për gati 1 vit e gjysëm po mbahet i zvaritur ku herë mungojnë avokatët, herë nuk ka gjyqtarë dhe herë nuk ka prokurorë, duke e kthyen çështjen më të rëndësishme të Krimeve të Rënda, në një çështje që mund të dështojë në ditët në vijim. Dhe ky dështim, mund të vijë pikërisht nga mënyra se si po zhvillohet procesi gjyqësor, me shtyrje pa fund, duke mos dalë ende me një vendim përfundimtar për dënimin ose jo të të pandehurve.

Duket se Emiljano Shullazi, po e drejton procesin gjyqësor kundër tij, në gjurmët e asaj çfarë bëri Dritan Dajti, i cili pas më shumë se 10 vite shtyrje, mundi të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burgim për 4 vrasje, një plagosje dhe falsifikim dokumentesh. Pjesën më të madhe të dënimit prej 25 vite burgim, Dajti e ka kryer në periudhën e paraburgimit duke sjellë përgjysmimin e kohës së vuajtjes së dënimit. Me sa duket të njëjtën strategji ligjore po e ndjek dhe Emiljano Shullazi, duke synuar përgjysmimin e vuajtjes së dënimit gjatë periudhës së qëndrimit në paraburgim. Emiljano Shullazi, u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 27/07/2020 18:02

    KY shullazi te denohet me 30 vjet burg,,qe te zene mend dhe te tjeret ,,,dhe te shtrojne kurrizin e te punojne....

    Përgjigju
  • Loran shehu: 27/07/2020 14:37

    Esht turp i madh se si mund te denohet nje njeri vec nga opinioni vec ne kte vend ndodh ,ndersa lloj lloj legeni po kryen krime neper tr dhe spo i hy gjemb ne kemb ndersa kete e mbajm ne burg vec me opinion pa asnje prov

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë