Shullazi: Të dëshmojnë avokatët
e Danit, Beqaj dha tjetër version

Shullazi: Të dëshmojnë avokatët<br />e Danit, Beqaj dha tjetër version
Emiljano Shullazi përmes një kërkese drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda kërkon që të pyeten si dëshmitarë dy avokatët e Gilmando Danit.
 
Shullazi shprehet në kërkesë se avokatët të thonë në gjyq atë që iu ka thënë biznesmeni Ylvi Beqaj.
 
"Avokatët e Gilmando Danit të dëshmojnë në gjyq atë që iu ka thënë Ylvi Beqja.
 
Ylvi Beqaj ka dhënë në prani të tyre një tjetër version për ngjarjen
" thuhet ndër të tjera të tjera në kërkesën e Shullazit.
 
Deri tani kanë dështuar të paktën 5 seanca ku është tentuar ballafaqimi mes Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqaj.

Emiljano Shullazi është arrestuar për gjobëvënie dhe kërcënime ndaj Beqajt dhe personave të tjerë, ndërsa vazhdon gjykimi i dosjes së tij, ku janë të akuzuar edhe Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Pamje spektakolare si në filma, momenti kur ushtarët amerikanë dorëzojnë 17 trafikantë droge tek autoritetet e El Salvadorit

VIDEO/ Pamje spektakolare si në filma, momenti kur ushtarët amerikanë dorëzojnë 17 trafikantë droge tek autoritetet e El Salvadorit