'Shuplaka' e Realit karikon Inter-in, likudon pa probleme 'macen e zezë' në Seria A! Liverpool shtanget në fund

'Shuplaka' e Realit karikon Inter-in, likudon pa probleme 'macen e zezë' në Seria A! Liverpool shtanget në fund

Inter ka lënë pas zhgënjimin e Champions League duke fituar pastër 0-3 për llogari të javës së 9 të Seria A ndaj Sassuolo-s, një kundërshtar që ishte kthyer në ‘mecën e zezë’ të zikaltërve në sezonet e fundit.

Në ‘Mapei Stadium’ u deshën vetëm katër minuta për të parë golin e parë, autor i të cilit ishte Alexis Sanchez. Ky i fundit e pati mjaft të lehtë pas asistit të Lautaro Martinez. Pas kaluar shumë Chiriches reakizoi një autogol, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë zikaltërve të Antonio Conte-s. Për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Roberto Gagliardini në pjesën e dytë, duke shënuar një gol të bukur me të djathtën.

Ndërkohë në Premier League Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në javën e 10 të Premier League kundër Brighton, në një takim që rezultoi dramatik dhe la shumë pengje te ekipi kampion.

Në fakt ishin vendasit ata që e nisën më mirë, duke marrë edhe një penallti në minutën e 20, por që nuk u shfrytëzua siç duhet nga Maupay, që e nxorri jashtë. Më tej Liverpool arriti të kalonte në avantazh me Salah, por goli u anulua me var. Për të parë golin e parë të sfidës u desh të pritej minuta e 60 kur Jota dërgoi për Liverpool-in topin në rrjetë. Të gjithë menduan se Mane vrau sfidën pak minuta para fundit, por VAR do të anulonte një tjetër gol për ‘the reds’, që në fund do kushtonte shtrenjtë. Kjo pasi një penallti e fituar në minutën e 90 u shndërrua në gol këtë herë Gross, duke bërë që ekipet të marrin vetëm nga një pikë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vdekur! Ishte kthyer në simbol të shpresës në Gaza

Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vdekur! Ishte kthyer në simbol të shpresës në Gaza