Teksa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës, Laç dhe Lezhë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, vëmendja tashmë është drejtuar drejt burimeve financiare, se si do të përballohet situata. Qeveria ka deklaruar se do të marrë përsipër në masën 100% kompensimin e të gjitha dëmeve por pa saktësuar se si do të gjenden fondet. Deri më tani kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet ligjore që do të ndërmerren, si dhe po bëhet inventarizimi i të gjithë dëmeve, ku më shumë është fokusuar tek donacionet. Por cilat janë mundësitë për akordimin e fondeve shtesë për emergjencat civile nga buxheti i shtetit? Fillimisht me një akt normativ qeveria mund të shtojë fondin e rezervave që përdoret për fatkeqësi të tilla. Ky fond aktualisht është në nivelin e 2 miliardë lekë, pasi iu shtuan 500 milionë lekë me aktin e parë normativ, vendim që u mor pas tërmetit të 21 shtatorit.
Por duket se kjo vlerë financiare nuk mjafton dhe qeveria do të detyrohet të shtojë fondin e rezervave. Në rast se një vendim i tillë ndodh, qeveria do të detyrohet të ulë shpenzimet për disa zëra, siç ndodhi edhe me aktin normativ të parë, dhe në këtë situatë penalizohet ndjeshëm edhe nga mungesa e të ardhurave dhe mosrealizimi i planit. Po ashtu një zgjedhje tjetër është shtimi i fondeve për transfertën e pakushtëzuar për bashkitë që janë të prekura nga tërmeti. Konkretisht transferta e pakushtëzuar e Bashkisë së Durrësit është në total 1.191 miliardë lekë, e Bashkisë Krujë ku bën pjesë Thumana është 414.3 milionë lekë dhe e bashkisë së Kurbinit është 366 milionë lekë. Po ashtu nuk hidhet poshtë edhe mundësia që të ketë ndryshime edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, ku mund të shtohet fondi rezervë që për 2020 është parashikuar në nivelin e 1.7 miliardë lekë. Ndërsa mundësia e fundit, por që në këtë situatë ka rezultuar e para janë ndihmat nga donatorë të huaj dhe vendas.
Sekuestro pasurie te gjithe atyre ndretuesve qe abuzuan me ketu pallate prej kartoni dhe skuestro te gjithe kretreve te Bashkive sidomos ketij XHuxhit te Durresit qe abuzoi kaq shume ne kete qtyet dhe me keto para te paguhen demet
PërgjigjuPuna e pare:sekuestro pasurise politikaneve nga viti 1990 dhe deri me sot, e dyta:arrestmi i menjehereshem i stafit te inxhineve dhe gjithe personave qe kane dhene lejet e ndertimit jashte kushteve ligjore, se treti arrestimi dhe sekuestrimi i pasurive te pronareve qe kabw ndertuar apartamentet, se katerti ndertimi dhe dhenja falas banesat personave te demtuar si dhe dhenja e nje ndihme te perhereshme financjare personave te mitur qe humben prinderit nga kjo tragjedi natyrore.
PërgjigjuSekuestroni llogarit dhe cdo gje te atyre ndertuesve qe ndertuan pallatet e rinj dhe u shkateruan, me leket e tyre i ndertoni nga 10 here ato qe u prishen. Nuk ka asnje borxh populli te paguaj me taxat e tij pallatet qe BASTARDET i ndertuan pa asnje rregull sizmik.
PërgjigjuSEKUESTRONI te gjitha vilat tek gjiri lalezit,,,,dhe pasurite e politikaneve me te larte ,,dhe sekuestroni fshatin turistik te manes ne farke,,dhe ja ku u zgjidh,,...se VETE GJOJA POLITIKANVE NUK I BIE NE MEND PER POPULLIN....
Përgjigju