TIRANE- Qytetarët të cilët duan të kenë vendin e tyre të përhershëm të parkimit mund të bëjnë rezervimin 1-mujor, 3-mujor, 6-mujor ose 1-vjeçar. Në rrugët pranë qendrës së Tiranës, siç janë “Rruga e Kavajës” “Myslym Shyri” për të rezervuar vendin e parkimit për 1 vit nga e hëna të dielën, për 24 orë në ditë duhet të paguani 438 mijë lekë. Ndërsa për vendin e parkimit për një vit, 12 orë çdo ditë duhet të paguani 306 mijë lekë.

Vendi i parkimit mund të rezervohet edhe në sheshe që do krijojë Bashkia e Tiranës, të cilat do të ofrojnë parkim në çdo orë të ditës. Këto sheshe janë plan i Bashkisë, i pari është Sheshi “Italia”, cili ofron sot mundësi parkimi. Shumë shpejt do krijohet edhe sheshi pranë stadiumit “Dinamo”. Kryebashkiaku Veliaj ka thënë se pritet të jenë rreth 10 sheshe tilla. Për të rezervuar vendin e parkimit në sheshe, për rrugët kryesore, duhet të paguani 132 mijë lekë për një vit, për 8 orë.