Si Gjykata Supreme e SHBA rrëzoi kërkesën e studentëve: Vaksina e nevojshme për t'u mbrojtur, në auditorë kontakti i pashmangshëm

Foto ilustruese

Në një kohë kur bota është përfshirë nga një kaos mendimesh kontradiktore lidhur me vaksinimin, Gjykata Supreme e SHBA ka rrëzuar një padi të studentëve të Universitetit të Indianës, në gusht të këtij viti të cilët kërkonin që të bllokohej politika e vaksinimit të detyrueshëm të Universitetit të tyre.

Padia

Ishin tetë studentë ata që iu drejtuan gjykatës me emergjencë dhe me argumentin se në këtë mënyrë do të cenohej integriteti i tyre trupor dhe se rreziqet që lidhen me vaksinat ishin më të mëdha se përfitimet e mundshme për grupmoshën e tyre. Kjo ishte padia e parë e ngritur në gjykatë kundrejt vaksinimit të detyrueshëm.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykata vendosi se shkolla kishte të drejtë të ndiqte “një proces të arsyeshëm dhe të rregullt të vaksinimit në interesin legjitim të shëndetit publik për studentët, fakultetin dhe stafin e tij”.

Gjyqtari theksoi se studentët kanë shumë opsione të tjerë, si aplikimi për përjashtim, anulimin e semestrit, ndjekja e klasës përmes internetit apo edhe ndërrimin e universitetit.

Çështja shkoi edhe në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit u pajtua me atë të shkallës së parë.

Vendimi: Çdo universitet mund të vendosë se çfarë është e nevojshme për t’i mbajtur studentët e tjerë të sigurt në një mjedis me grumbullim të madh. Vaksinimi mbron jo vetëm personat e vaksinuar, por edhe ata që janë në kontakt me ta, dhe në një universitet, kontakti i ngushtë është i pashmangshëm.

Padi të ngjashme janë ngritur nga studentë dhe janë në prite për t’u gjykuar nga gjykatat, pasi po “luftohet” fortë kundër vaksinimit të detyrueshëm nëpër shkolla.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Varianti 'Omicron', rikthehet pasiguria për udhëtimet