Si ka ndryshuar jetesa e shqiptarëve 2013-2020

Si ka ndryshuar jetesa e shqiptarëve 2013-2020

Foto qytetarësh në rrugë

Prej 2014 ka një ritëm të mirë të rritjes vjetore ekonomike.

Në në 2013 rritja vjetore është 1 %, në 2018 rritja vjetore arrin 4,1 %.

Ritmi i rritjes ngadalësohet në 2019 prej tërmetit, ndërsa në 2020 ekonomia është tkurrur prej efekteve të pandemisë.

Në vitin 2021 parashikohet një rritje 5,5 %, ndërsa në vlerë PBB kthehet në nivelin e 2019.

Por, thelbësore është se si ka ndikuar rritja ekonomike në jetesën e shqiptarëve.

E ARDHURA KOMBËTARE E DISPONUESHME

Një tregues i rëndësishëm mesatar është “E ardhura kombëtare e disponueshme për banor”.

Ky tregues ishte 3,617 euro në 2013. Në 2019 arriti në 5,060 euro. Në 5 vite, deri në 2019 u shtua me 1,443 euro apo u rrit me 40 %. Prej pandemisë ka një rënie në 2020.

Në 2021 parashikohet të arrijë 5,070 euro duke rikthyer në nivelin e 2019.

KURSIMET

Nga 2013 në 2020 depozitat e individëve në sistemin bankar shqiptar janë shtuar me 2,188 milionë euro. Në 7 vite janë rritur me 34 %, ndërsa vetëm në vitin e fundit
janë rritur me 5 %.

Madje dhe në një vit shumë të vështirë si 2020 shqiptarët kanë mundur të shtojnë kursimet.

KREDIA

Nga 2013 në 2020, kredia që individët kanë marrë në sistemin bankar është shtuar me 545 mln euro.

Në 7 vite është rritur me 51 % ndërsa vetëm vitin e fundit është rritur me 6 %.

Fakti që kredia është shtuar tregon se bankat besojnë të aftësia paguese e individëve për të shlyer kredinë. Do të thotë që individët janë në gjendje të gjenerojnë të ardhura për të shlyer kredinë.

Këto të ardhura nga vijnë? Vijnë qoftë nga puna, qoftë nga akviteti ekonomik individual. Madje edhe në një vit të vështirë si 2020 shqiptarët i kanë bindur bankat se janë në gjendje të shlyejnë kreditë.

SHPENZIMET E KONSUMIT

Shqiptarët kanë rritur edhe konsumin. Prej 2014, INSTAT vlerëson rregullisht çdo vit konsumin e familjeve nëpërmjet Anketës së Buxheteve Familjare. Disponohen të dhëna të plota për periudhën 2014 – 2019.

Në periudhën 2014 – 2019, shpenzimet mesatare mujore të familjeve shqiptare u rritën me 18,7 %. Nga 69,442 lekë në muaj në 82,415 lek në muaj.

Ndërsa mediana (vlera që i ndan familjet në mes dy grupe, me konsum më të madh apo me konsum më të vogël) është rritur me 28 %. Nga 55,470 lek në muaj në 2014 në 71,045 lek në muaj.

Në 2014 mediana është sa 80 % e mesatares, ndërsa në 2019 mediana është sa 86 % e mesatares. Kjo tregon se sipas shpenzimeve mujore diferenca midis familja që shpenzojnë më shumë dhe atyre që shpenzojnë më pak është zvogëluar.

Në këtë periudhë ka ndryshuar edhe struktura e shpenzimeve.

Në 2014 shpenzimet për Ushqim përbëjnë 44,3 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Ushqim shpenzohet 41,2 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Ushqim janë rritur me 10 %.

Në 2014 shpenzimet për Shëndetësinë përbëjnë 4,8 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Shëndetësinë shpenzohet 4,3 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Shëndetësinë janë rritur me 5 %.

Në 2014 shpenzimet për Arsim përbëjnë 4,2 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Arsim shpenzohet 3,1 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Arsim janë pakësuar me 13 %.

Në 2014 shpenzimet për Mobilim dhe Mirëmbajtje Banese përbëjnë 5,4 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Arsim shpenzohet 6,7 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Mobilim e Mirëmbajtje Banese janë rritur me 46 %.

Në 2014 shpenzimet për Restorante&Hotele përbëjnë 3,2 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Restorante&Hotele  shpenzohet 4,8 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Restorante&Hotele janë rritur me 80 %.

Më pak për Arsim dhe Shëndetësi nga xhepi sepse janë shtuar shërbimet publike pa pagesë. Më shumë shpenzime për Restorante dhe Hotele dhe për Mobilim sepse ka më shumë të ardhura, sepse ka më pak shpenzime të domosdoshme.

AUTOMJETET

Në fund të vitit 2013 në Shqipëri qarkullonin 446 mijë automjete. Në fund të vitit 2020 kanë qarkulluar 677 mijë automjete. Në 7 vite janë shtuar 52 % apo rreth 231 mijë. Një pyetje shumë e thjeshtë shtrohet. Këto 231 mijë automjete janë të grushti oligarkësh apo të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.

Përmbledhtazi,

Nën qeverisjen e socialistëve me kryeministër Edi Ramën :

• Të Ardhurat e disponueshme mesatare u rritën me 40 %.

• Kursimet e individëve u rritën me 34 %.

• Kreditimi për individët u rrit me 51 %.

• Shpenzimet mesatare të familjeve u rritën me 18 %.

• Shpenzimet për hotele e restorante u rritën me 80 %.

• Shpenzimet për mirëmbajtje banese dhe mobilim shtëpie
u rritën me 48 %.

• Automjetet në qarkullim u rritën me 52 %./ Gazeta "Tema"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari