Si mund të mbrohet sot kush tradhëtoi një nënë?

Si mund të mbrohet sot kush tradhëtoi një nënë?

Detajet për vrasjen e Fatmira Dedajt nga Talo Çela i dosjes “Plumbi i artë” fshehin një mekanizëm tepër, tepër të trishtuar të dekompozimit të thellë moral të një pjese të rëndësishme të shoqërisë sonë: Informimi nga ana e njerëzve të Shtetit i kriminelëve që paditesh nga viktimat e tyre. Rasti i Fatmira Dedajt, nuk është i vetmi, është i disati që del në sipërfaqe, ndërsa qindra të tjerë flenë përjetësisht bashkë me lodhjen, sfilitjen, përcmimin, talljen që morën sa herë trokitën për të kërkuar drejtësi për vete, për një të afërm, për një motër, një vëlla, një djalë a vajzë.

Më vijnë në mendje prindërit e Erieta Avdulit me trokitjen e tyre derë më derë dhe vrasësi i bijës së tyre informohej për gjithcka.

Më vjen në mendje artistja dhe mjekja Elida Cangonji që trokiste nga një prokurori në tjetrën për të kërkuar të drejtën mbi pronën e saj dhe i denoncuari ia shpaloste sfidues se e kishte të kotë: E gjithë prokuroria ishte me të.

Apo rasti i ish-shikasit Marjan Rroku që vrau nënë e bijë dhe u ndihmua të largohej e të fshihej jashtë Shqipërisë e u ndihmuaj të linte qelinë edhe pas një burgimi të përjetshëm të marrë.

Nuk ka gazetarë, skenaristë, historianë që do të mund të tregojnë e t’i afrohen minimalisht vuajtjeve reale jo të një shqiptari, por të qindrave që në 30 vite “demokraci” për një arsye apo për një tjetër u përplasën me fatin e keq për të kërkuar të gjykohen nga një palë e tretë e u tradhëtuan pamëshirshëm nga ata. Prandaj sot, kush sulmon këto hapa të parë që po bëhen për të nisur e për të prekur të paprekshmit, nuk është asgjë tjetër vecse një vegël e turpshme e atij sistemi që tradhëtonte pa asnjë brerje ndërgjegje një nënë, një baba, një shqiptar që guxonte të kërkonte drejtësi.

Kriminelët në mbarë botën kanë bërë përherë përpjekjen e tyre të korruptojnë, të kenë nën urdhëra e nën shërbim Drejtësinë apo forcat e rendit, (bën pjesë në natyrën e tyre), por që në Kolumbinë e Pablo Escobarit, në Amerikën e Al Capones, në Italinë e Toto Riinës, një opinion publik i tërë, elementë të Shtetit dhe të drejtësive sado të brishta e demokracive të pakonsoliduara i dënonin fillimisht në periferi të shoqërisë, për t’i zhdukur më pas njëherë e përgjithmonë.

Sot në Shqipëri, nën dritë të diellit apo të studiove televizive, ndërsa bëhen hapat e parë për të për prekur, dëmtuar, dënuar një sistem të tmerrshëm bashkëpunimi politikë-krim-drejtësi, ka nga ata që tallen dhe ironizojnë. As nuk marrin mundimin të lexojnë se cfarë ka në dosjen “Plumbi i Artë”, duket sikur i dinë mirë dhe i njohin përmendësh në jetë dinamikat e atyre ngjarjeve rrënqethëse dhe nuk kanë bërë asgjë. Janë ata që nuk e thonë dot një fjalë inkurajuese për këtë që po shohim sot kur kërkohet një ndarje e qartë, tepër e dukshme se nga cila anë shqiptarët duan të jenë. Nga krahu i atyre ata që ndihmuan kriminelët të godisnin mirë e mirë viktimat e tyre, apo me kë sot ka nisur t’i japë zë një nëne që u vra vetëm se kërkonte drejtësi për djalin e saj?

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë