Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij
Droga e sekuestruar në Perugia
Itali- Policia e Perugia zhvilloi një operacion në zonën e Massa Martana në Itali, teksa kapi një shqiptar 22-vjeçar në shoqërinë e një 27-vjeçari sllovak dhe vendasi 23-vjeçar, duke transportuar rreth 14 kilogramë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit fizik të dyshuarve iu gjetën edhe rreth 25 mijë euro cash, që dyshohen si origjinë e aktivitetit kriminal.
Karabinierët fillimisht vunë re gjatë shërbimit një mjet të dyshimtë në lëvizje afër Ternit. Për këtë arsye policia ka vendosur të kryejë një kontroll më të thelluar dhe ka urdhëruar drejtuesin e mjetit të ndalojë, raporton “ANSA”.
I dyshuari tentoi të arratisej, duke përplasur makinën e policisë dh lënduar dy nga efektivët në operacion, të cilët iu shmangën goditjes fatale.
Gjatë ndjekjes mjeti i autorëve u bllokua dhe në kontrollin poshtë sediljeve, në një pjesë fundore të improvizuar posaçërisht si dhomë e fshehtë, u gjetën të fshehura rreth 6 kg hashash të paketuara.
Kontrolli u shtri edhe në banesa, ku u zbuluan 7 kg lëndë e ngurtë që rezultoi po hashash dhe gjysmë kilogrami marijuanë, si dhe 25000 euro cash.
Të tre të rinjtë u arrestuan për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, kurse emrat e tyre nuk u publikuan për shkak të hetimeve, pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale narkotrafiku.
Të dyshuarit janë izoluar në Burgun e Spoletos nga Prokuroria, në pritje të masës në Gjykatë, teksa një akuzë e re do jetë edhe ajo e “dëmtimit, plagosjes dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
53.2%
-
Të gabuar
42.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 13329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ I mituri shqiptar kërcënon me thikë për grabitje kalimtarët, policia e arreston dhe ndalon! Kishte dhe precedentë
28 Shtator, 09:49
-
Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në 'shtëpi bari' me gruan: Ajo nuk di gjë
27 Shtator, 20:21
-
Itali/ Armë, drogë dhe vjedhje, 40-vjeçari shqiptar kapet i fshehur në lagjen e Romës, ja çfarë iu sekuestrua
27 Shtator, 15:43
-
Itali/ Drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drogë nga shtëpia në lagjen historike, arrestohet shqiptari! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit
27 Shtator, 08:54
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
I dënuar me burgim të përjetshëm, shqiptari arrestohet në aeroportin gjerman
26 Shtator, 18:14
-
Itali/ Akuzohej për krime dhe lidhje me klane mafioze, burgoset 35-vjeçari shqiptar! Nën arrest prej vitit 2019, pret dënimin me rreth 11 vite izolim
26 Shtator, 16:59
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Itali, 46-vjeçari arrestohet në Tiranë, pritet ekstradimi (EMRI)
25 Shtator, 16:17
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë, SPAK zhvillon kontrolle në Manzë
25 Shtator, 15:43
-
Itali/ Kërkohej nga Interpol Tirana për rrëmbim me qëllim dhënien e dëshmisë së rreme, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! U kap teksa hynte në lokal, pritet ekstradimi
25 Shtator, 14:51
-
Drogë, shpërdorim detyre dhe mashtrime, 5 të arrestuar në pak orë në Tiranë! Çifti gënjente klientët online, punonjësi vodhi kompaninë
25 Shtator, 14:07
-
E rëndë në Itali! Burri vret gruan dhe vajzën, plagos dy fëmijë dhe 1 fqinj! Qëllon me plumb në kokë nënën dhe më pas veten
25 Shtator, 10:33