Si nisi miqësia me Kadaren, rrëfehet fotografi Roland Tasho: E ftova në ekspozitën time në Paris! Atje e njihnin Shqipërinë nëpërmjet tij

Fotografi Roland Tasho, në emisionin ‘Përballje’, ka rrëfyer se si nisi miqësia e tij me shkrimtarin Ismail Kadare.

Ai tregon historinë, ku gjatë një ekspozite të tij dy punonjëse bashkie në Paris u emocionuan kur takuan Kadaren dhe se ato e njihnin Shqipërinë nëpërmjet tij.

"Lajmi për ndarjen nga jeta ishte i papritur. Mu duk e vështirë kur më morën dhe më thanë lajmin. Para disa ditësh ai dilte dhe pinte kafen në lokalin e lagjes. Unë Kadaren e njoh gjatë kohës që isha me burs në Paris dhe takoheshim herë pas herë dhe kur e ftoj në ekspozitën time, ai erdhi bashkë me të shoqen. Sapo e morën vesh që do vinin këta të dy, vjen një drejtoresh nga bashkia e Parisit dhe po ashtu edhe presidentja e zonës Madam Bernot dhe takohen me Kadaren dhe Helenën dhe në cep të sallës ishin edhe dy vajza të reja nënpunëse në bashki dhe i thotë drejtoresha e bashkisë Kadares, mund të takojnë edhe këto dy punonjëset. Dhe ato e njihnin mirë Kadaren dhe kur ai i ftoj që ti takonte ato u skuqën. E njihnin Shqipërinë nëpërmjet Kadares", tha ai.  

Tasho tregon edhe dëshirën e tij më të madhe, që të fotografonte Kadaren.

“Fotografia duket si e lehtë, por nëse ti e arrin personazhin që të krijosh një lloj marrëdhënie miqësore e ke më të lehtë që të shkrepësh fotografinë. Dëshira ime më e madhe ka qenë që të fotografoja Konicën dhe Kadaren. Në fillim fotografuam Helenën me një xhublet dhe pastaj bashkë me Helenën arrita të vesh edhe Kadaren me fustanellë dhe e kam atë fotografi”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ndarja nga jeta e kolosit të letrave shqipe, Nora Malaj në ‘Përballje’:  Njerëzit si Kadare janë gjeni, ai iku i lumtur! Liridon Mulaj: Bota do ta njoh më shumë


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë