Ka qëlluar që antitrupat njerëzorë të kenë formën e Y, ose herë herë formën e V, të shenjës që kemi bërë me dy gishta në evokim të lirisë dhe demokracisë. Që të vegjël mësojmë se antitrupat janë të domosdoshëm për mbijetesën tonë, pastaj, kur rritemi, mësojmë se janë jetësorë edhe për shoqërinë, e sidomos për një shoqëri demokratike. Që një shoqëri të funksionojë mirë, ashtu si dhe trupi njerëzor, duhet të ketë antitrupat e saj që i sigurojnë një imunitet të shëndetshëm. Në shoqërinë demokratike, mes të tjerash, antitrupat e domosdoshëm përbëhen edhe nga opozita.
Si gazetarë, në këto vite, e kemi gjetur veten në pozicionin e sikletshëm dhe të palogjikshëm të bëjmë rolin jo të natyrshëm të antitrupave të antitrupave: pra të opozitës, me shpresën që ajo të gjejë rolin e vet të natyrshëm si roje dhe shëndoshëse e shoqërisë shqiptare. Një sipërmarrje e dëshpëruar për shkak të mungesës së logjikës më të thjeshtë tek ata që përbëjnë sot opozitën aktuale dhe tek ata që e mbajnë këtë opozitë, në këtë formë të panatyrshme me dioksid karboni, në vend të oksigjenit për të cilin ka nevojë.
Dëshpërimi qëndron në faktin se në gjithë rrjedhën e muajve, tashmë viteve, që nga braktisja e mandateve si një hap antiinstitucional dhe vetëflakje nga trupi i shoqërisë, opozita vazhdon të ketë të njëjtin rol destruktiv dhe autodestruktiv duke treguar se nuk ka ndërmend as të dëgjojë e as të veprojë në rolin e natyrshëm që ka. Për të kuptuar se në ç’ujëra të gabuara po lundron tashmë prej kohësh, do t’i mjaftonte të shihte reagimin e të huajve në Shqipëri. Nuk ka ndërkombëtarë në misionet e tyre diplomatike në çdo cep të botës, të dëgjojnë mazhorancën me endje: të gjithë me sytë, veshët e vëmendjen përherë janë për opozitën dhe mediat afër saj. Kontaktet, drekat, darkat, takimet nëpër ambasada janë përherë me njerëzit e opozitës, pasi natyrshëm, aty mund të mesojnë të vërtetën e zhveshur nga zbukurimet e propagandës. Në Shqipëri jo. Ndërkombëtarët nisën të largohen, distancohen, të kërcënohen, të friksohen nga njerëzit e opozitës, duke u lodhur t’ua shpjegonin përherë rolin e tyre të domosdoshëm në institucionet e Shqipërisë.
Nuk dëgjoi as ndërkombëtarët ndaj opozita e sotme e Lulzim Bashës dhe e Monikës vendosi të bëjë rolin e antitrupit jashtë trupit të shoqërisë; një mision i pavlefshëm, që kalon nga një gafë në tjetrën (më e fundit sjellja e tyre e palogjikshme ndaj pandemisë së Covid) që ka vetëm një rrugëtim; atë që do të kishin realisht antitrupat njerëzorë jashtë trupit të gjallë të njeriut: tharjen, vdekjen. Ky është një dëm që Lulzim Basha, babi i tij shpirtëror Sali Berisha, Monika Kryemadhi, nuk ja kanë bërë vetes,(ata jane ne mireqenie dhe bollek) por Shqipërisë. Vetëm lindja e antitrupave të rinj mund të na shpëtojë e përmirësojë për të ecur përpara të shëndetshëm në demokraci.
Berishes ti vini anes ju, mbret duhet te ishte bere, ky udheheqes i denje, i ndershem dhe me integritet. Mbani Rame mashtruesin se ju pelqejne batutat e tij.
PërgjigjuOk për çka shkruhet por problemi në realitetin shqiptar është krejt ndryshe,pasi Salushi,Lulushi e baxhellushi jo që s'janë ,e s'kanë qenë asnjëherë antitrupa,për të shëndoshur trupin e rraskapitur të asaj që quhet Shqipëri,por këta dhe tërë soji i tyre shqupisto - leseist ,gjithmonë kana qenë e janë vetë virusi,që po e shkatërron e vdes atë që quhet Shqipëri. Vdekja ka qenë dhe është Deviza e tyre si në pushtet dhe në opozitë. E vetmja rrugë zgjidhje është ringritja nga themelet e së djathtës shqiptare,por jo me xhaketa të vjetra të kthyera mbrapsht,që po dalin si kërpudhat pas shiut,pasi dhe këta janë pjesë e gjakut të derdhur,dhe jetve të marra kur kanë bashkëqeverisje apo kanë bërë opozitarin,bashkë me Salushi,lulushin e baxhellushi.
Përgjigju