Si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e Berishës, Rama për investigimin e Report Tv: Drejtësia e re ta zbardhë deri në fund këtë keqbërje të hatashme ndaj shtetit e shoqërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani", duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.

Bashkangjitur videos së dokumentarit të Report Tv, Rama shkruan se shpreson që  institucionet e reja të drejtësisë, të cilat sipas tij kanë nisur të ndezin dritën e shpresës pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit këtë histori të cilën e quan të hatashme dhe keqbërëse ndaj shtetit, pronës dhe shoqërisë.

Ndërkaq kryeministri ngre pyetjen se sa e madhe do jetë kjo "çorbë", sepse faktet e reja të zbuluara në dokumentarin e parë janë vetëm fillimi, pasi do të ketë edhe 2 pjesë të tjera, njëra prej të cilave do të publikohet ditën e sotme në orën 19.30 në Report TV. Në pjesën e dytë të investigimit do të tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashgimtarët e tjerë.

"Mirëmëngjes dhe me këtë dokumentar investigativ tejet interesant të Report TV, duke ngritur pyetjen se sa e madhe qenka kjo çorbë vallë përderisa kjo është vetëm njëra nga tre seritë e dokumentarit, si edhe duke shpresuar se institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë nisur të ndezin dritën e shpresës tek drejtësia në këtë vend pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit një histori kaq të hatashme keqbërjeje ndaj shtetit, pronës, shoqërisë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme Report TV ka gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës. Ajo që del nga investigimi është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë. Më parë për këtë investigim ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refat: 18/02/2021 22:13

    Po nuk ke goje te flasesh ti ore qelbesire. Ti e ke katandisur administraten me keq se sali plehra. Ju duhet te futeni te gjithe ne burg dhe ne vendin tuaj te vi gjenerali me shoket e tije.

    Përgjigju
  • Miri: 18/02/2021 22:05

    Regjizor, skenarist, aktor dhe producent. Vec shume e shume titujve dhe ofiqeve partiake, zyrtare, sociale etj. Me gjeni nje te dyte ne bote, nuk gjen! Besoj qe ka ardh koha ta heqim Skenderbeun nga kali te sheshi dhe vendosim ATE, driten, diellin vete zotin ne toke. Thone se edhe vete heroi Skenderbe ka leshuar deklarate noteriale qe nese nuk e heqin nga kali, ai do ike vete se nuk e duron dot qe nje superhero ai AI te rrije ne Surrel. Thuhet se per kete madje i ka shkruar Erdoganit qe tia beje kabull vitet e luftes kunder otomaneve dhe ti leshoje me qira nje shtepi ne Stamboll. Kuptohet, pa kalin.

    Përgjigju
  • nje skiptar: 18/02/2021 21:59

    Tani beni shu**en baces...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë