‘Si rrezikova jetën pas mbajtjes së dietës drastike’, rrëfimi i trishtë i nutricionistes Diola Dosti dhe një mesazh për të gjitha vajzat

Në një intervistë në emisionin  “Rreze Dielli” nutricionistja Diola Dosti ka rrëfyer një eksperiencë të vështirë të jetës së saj. Përpara se të bëhej profesionte në degën e nutricionit ku nuk I dinte ende rreziqet që mund të sillte një dietë drastike në organizëm, ajo ka mbajtur një dietë e cila I ka rrezikuar edhe jetën. Asokohe vetëm 18 vjece, Diola rrëfen se gjendja e saj po kalonte deri në anoreksi:

“Kur isha pjesëmarrëse në Supermodel of Albania e kisha pak të vështirë sepse paralel me mua ato ishin më të dobëta dhe unë isha më e shëndosha e grupit dhe duke parë atë konkurrencën e formave fizike dhe duhet të dobsohesha dhe mbajta vet një dietë të cilën e kisha dëgjuar nga një nutricioniste tjetërm ka qenë vetëm me sallatë jeshile dhe arrita në një pikë që jo vetëm u dobsova jashtëzakonisht shumë, haja vetëm sallatë jeshile me djathë dhe arrita në një pikë që nuk pija dot asnjë pikë ujë, kështu që filloi problem me veshkat , filluan të më binin flokët, filloi që të më thahej lëkura, kalova gati në anoreksi” shprehet ajo.

Ndërsa tregon se mënyra e duhur për të humbur peshën trupore nuk është nëpërmjet një diete të caktuar por duke krijuar një rutinë të shëndetshme të mënyrës se si ushqehemi.

"Duhet të largosh disa nga ushqimet që ty të shkaktojnë peshën e tepërt trupore, si sheqeri që mbi të gjitha krijon dhe varësi, nuk do të thotë që njerëzit nuk duhet të hanë sheqer, sepse sheqeri është burimi kryesor I energjisë. Por individët që konsumojnë mjaftueshëm fruta nuk kanë nevojë për sheqer ekstra të shtuar në kafe apo çaj. Tjetra është që të përpiqemi që bukën ta hamë pjesën e parë të ditës në mënyrë që të kemi gjysmën tjetër për ta tretur dhe të zëvendësohet me bukë integrale ose e zezë” tha ajo.

Ajo jep edhe një mesazh për të gjithë përsonat që mbajnë dieta drastike:

Jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur dieta më kalori të definuara por nëse ne zgjedhim ushqime të cilat janë të shëndetshme ato do të na japin të gjithë nutrientët që kemi nevojë, jo për më tepër ushqim” theksoi nutricionistja Diola Dosti.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja