Ushtria shqiptare për herë të parë pas 7 vitesh anëtarësimi në NATO merr komandën e një stërvitje ushtrake shumëkombëshe në terren.
Report Tv e Shqiptarja.com kanë ndjekur nga pranë stërvitjen në fushë betejen e improvizuar në Bizë në malësinë mes Tiranës Dibrës e Burrelit.
Pamjet që do të shikoni në video i përkasin 1500 trupave pjesë e aleancës përfshirë ato shqiptare, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Trupat e Malit të Zi, Italiane, Britanike dhe trupat e Ushtrisë Amerikane.
Për Gjeneralin e Ushtrisë Shqiptare, Jeronim Baze kjo stërvitje tregon angazhimin maksimal që vendi ynë tregon si anëtar i NATO-s.
"Për fat kemi ndjekur për një kohë të gjatë rrugëtimin e lodhshëm e të mundimshëm për tu bërë pjesëtar të Natos. Kemi 7-vjet që jemi anëtar të Natos po kjo është hera e parë që ne e organizojmë, e bashkëdrejtojmë një stërvitje në vendin tonë të këtyre përmasave", u shpreh gjenerali i ushtrisë Jeronim Baze
Ushtria Shqiptare u vlerësua në këtë stërvitje nga Gjenerali Ushtrisë Amerikane në Europë Ben Hodges, i cili u shpresh se e nevojshme për aleatët mbetet që Shqipërisë të rris buxhetin për mbrojtien.
'Ushtrinë shqiptare e kam parë të ecë duke u përmirësuar, gjeneral Bazo qartësisht ka një plan, ministria ka një plan, Por kjo nuk është falas. Të gjithë vendet kanë rënë dakort në samitin e Uellsit që në 10 vitet e ardhshme paratë për mbrojtien të arrijnë në 2% të GDP-s. Po ashtu të investojnë në modernizimin e pajisjeve pasi është e rëndësishme të investosh në gjënë e duhur'', u shpreh Hodges.
Hodges u përgjigj dhe interesimit të medias në lidhje transformimin e forcës së sigurisë së Kosovës në Ushtri, ku sipas tij kjo mbetet më së shumti një vendim politik.
''Sigurisht, por kjo është një vendim që e merr politika. Do të jem në Kosovë sonte, kam parë njerëz të forcës së sigurisë së Kosovës që po bëjnë më të mirën me kufizimet politike që ata kanë. Ne kemi dy kadet kosovarë për herë të parë që stërviten në Amerikë dhe do t'i trajnojmë ata siç po bëjmë sot këtu'', ka deklaruar Hodges.
Stërvitja “Joint Effort-16” u përshëndet dhe nga ministrja e mbrojties Mimi Kodheli.
"Kjo stërvitje shumëkombëshe që po zhvillohet me sukses dhe profesionalizëm është vijim i përpjekjeve tona të përbashkëta për të qenë të gatshme për përballimin e sfidave që na vë përpara mjedisi i sotëm i sigurisë. Këto sfida kërkojnë përqasje gjithëpërfshirëse dhe kontribute të përbashkëta të cilat kanë nevojë për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim si dhe për besim reciprok mes vendeve", u shpreh ministrja Kodheli
Por si u realizua kjo stërvitje dhe çfarë armatimi u përdor në të?
Report Tv ju mundëson pamje të bazës materiale ushtarake të trupave shqiptare dhe aleate ku siç i shihni nuk mungojnë helmetat, mitralozët, armët automatik, gjysmë tanket, fuoristradat, helikopteri dhe të konsideruarit të padukshmit snajperat e zjarrit që në këtë stërvitje ishin të gjithë shqiptarë.
Në këtë stërvitje për herë të parë u prezantuan dhe pajisjet teknologjike të ushtrisë shqiptare për mbrojtjen nga kimikatet dhe radioaktiviteti.
Trupat që keni mundësi të shihni në video, i përkasin skuadrës prej 10 pjestarësh të forcave të armatosura të stërvitur në Amerikë për të detektuar mbetjet radiokative, për të neutralizuar përhapjen e tyre si dhe për të ndihmuar popullatën në çdo rast rrezikut.

Foto të tjera..
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

FOTO