LONDER - Përgjithësisht burrat nuk dinë të shkruajnë mesazhe. Ç’është e bukura, me disa përjashtime të vogla, atyre u pëlqejnë të shkruajnë, por problemi qëndron te struktura. Nëse pyesnit veten se si ta kuptoni një mashkull nga mesazhet që dërgon, ja zgjidhja:
 
1. (lol! O Zot! Rrofsh ylli!)- Ai ka aq frikë se mos shfaqet pasiv dhe agresiv sa e tepron me fjalë të bukura. Është thjesht një dredhi.

2. (Mirë! Shumë Mirë! Po deshe!)- Është i prirur të krijojë keqkuptime. Gjithmonë agresiv.

3. (Më duket ide e mirë! E kuptoj se çfarë do të thuash. Uroj të kalosh mirë)- Ton miqësor, por jo i sheqerosur. Duket sikur kërkon të thotë diçka tjetër.

4. (Dua të ndërroj punë, por po ika që aty, do humbas palestrën falas. Ti si thua? Çfarë të bëj?)-Ai mendon se jeta e tij është më interesante nga sa është realisht. Të çon mesazhe pa fund dhe e ka mendjen aq shumë te vetja e tij, sa harron të flirtojë.

5. (Je sh. e mirë. FLM. Çkm? M)-Duket sikur çdo shkronjë i kushton 100 lekë. Jo vetëm që është përtac, por edhe egoist. Në vend të shkruajë Mirë shkruan vetëm M.  Duhet të rrish ta dëshifrosh.

6. Mesazhi bosh- Kur e pyet, kthen përgjigje. Bën vaki që mesazhi të jetë bosh. Komunikimi me mesazhe është pak a shumë si në ushtri për të.

7. (Rrofsh!!! Uroj t’ia kalosh mirë!!! Vërtetë???)-Kur përdor me tepricë shenjat e pikësimit, kërkojnë të duken miqësorë.

8. (SHIHEMI SHPEJT! PO, SHUMË MIRË!)-Me shumë gjasa është mbi 50 vjeç. I pasigurtë në atë që thotë dhe ndoshta njeri që bërtet.

9. (Biletat i mora, shihemi atje, ora 8. Prindërit e tu i takova, njerëz të mirë)-Pa pikë emocioni. Shumë pranë të qenit i pasjellshëm.

10. (Çfarë ke veshur sot? Ç’po bën tani?)-I frikshëm por është apo jo seksi varet nga lidhja që kanë dy personat.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)