"Duhani dëmton rënd shëndetin tonë dhe të personave rreth nesh". Ky është një sllogan të cilin e hasim gjithandej. E vërteta është që ne mund ta fitojmë betejën kundër duhanit nëse jemi vërtetë të vendosur për t'a lënë atë.

Këtu janë disa truke të cilat mund të na hyjnë në punë :

Çamçakëzi dhe cigaret elektronike janë një terapi zëvendësimi i nikotinës. Duke e ditur se një cigare përmban qindra kimikate toksike, nikotina nuk është i vetmi produkt prej të cilit vareni.
Merruni me sport çdo ditë, kjo mund t'ju lehtësojë. Ju duhet ta shpenzoni këtë energji negative dhe sporti  është një mënyrë e mirë për t'a bërë këtë.
Mundohuni të keni pranë vetes gjithmonë një shishe me ujë.  Mundohuni të pini ujë shpesh për të zëvëndësuar mungesën e cigares.
Zëvëndësoni kafen me çaj.

Kini kujdes të mos krijoni një varësi të re kur ju të ndaloni së piri duhanin.
Prisni momentin e duhur për të lënë duhanin dhe nëse ju nuk besoni, nuk është e nevojshme të provoni, pasi dështimet shpesh janë të vështira për t'u kapërcyer.
Ju duhet të keni vullnet që t'ia dilni mbanë. /ATSH/