Si të minimizojmë plakjen e fytyrës? Laura Xhaxhiu zbulon sekretin e 'rinisë së përjetshme': Kjo metodë sfidon edhe botoxin

Ajo është mësuesja e parë e çertifikuar ndërkombtarisht e metodës së Face Yoga në Shqipëri, me të drejtën për të dhënë kurse e mësime për një  fytyrë të tonifikuar, rinore dhe plot shkëlqim.

Laura xhaxhiu,do të binte në kontakt me këtë metodë  rreth 2 vite me parë, në një nga udhëtimet e saj ne Bali,  Indonezi. 

Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli“  Laura thotë se  metoda e Face Yogës  është një teknike unike që ju kthen kohën prapa. Ajo fokusohet tek lëvizjet e muskujve të fytyrës  dhe ju mëson teknikën si duhet t’i stërvisni ato.

“Face Yoga është stërvitja e muskujve të fytyrës dhe për të bërë Face Yoga nuk ke nevojë as për pajisje të veçanta, as për kremra të shtrenjta, as për instrukturorë, ke nevojë për të mësuar teknikën në një kurs që është nga 6-8 javë. Ti mëosn teknikën dhe ushtrimet për një pjesë të caktuar të fytyrës dhe më pas e praktikon cdo ditë në rutinën tënde në mëngjes dhe në darkë. Dy muajt e parë është mirë që këto ushtrime të bëhen dy herë në ditë sepse muskujt e fytyrës kanë nevojë që të lëvizin mbas muajit të dytë, nga njëherë në ditë minimumi 10 minuta je shumë ok. sepse ti thjesht stërvit muskujt e fytyrës. Në face Yoga mësojmë se si të relaksojmë muskujt e mbingarkuar me punë dhe si të aktivizojmë muskujt e fjetur”

Ajo tregon edhe rutinën e saj e cila e ndihmon që të mbajë fytyrën dhe trupin në formë:

Nëse unë do jepja modelin tim, unë zakonisht ngrihem herët 5-5:30 dhe sa ngrihem pijë një gotë  me ujë të ngrohtë dhe limon më pas mundohem të bëjë pesë minuta meditim dhe më pas 3-4 minuta ushtrime të frymëmarrjes. Pastaj ose vij nga liqeni bëj një ecje të shtpejtë rreth 7 km ose në ditë të caktuar shkoj në palestër. Kjo është rutina ime.

Energjike me pasion për jetën dhe me misione të qarta Laura Xhaxhiu është gjithnjë në  hapin e saj të përditshëm  për të arritur më të mirën për veten e saj duke u bërë kështu edhe një shembull frymëzimi për gratë dhe vajzat e tjera.

MC/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 07/10/2021 10:15

    Kur paska qene ne Bali kjo para dy vjetesh se ka tre vjet qe rri vetem ne lokalet e lungomares tre ore me nje kafe e kembet e palara maje karriges.mos promovono njerez qe vet koha jua ka mbyllur ciklin e pordheve tashme e shume vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh dhe mënyrat si ta trajtoni

Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh dhe mënyrat si ta trajtoni