Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe në shëndetin fizik dhe cilësinë e jetës sonë. Ritmi i shpejtë i jetës, stresi i përditshëm, lodhja mendore, problemet personale apo mungesa e pushimit janë disa nga shkaktarët kryesorë që dobësojnë sistemin nervor dhe sjellin ankth.

Por si ta kuptojmë kur ankthi po bëhet i rrezikshëm? Cilat janë shenjat që na jep trupi dhe mendja, dhe çfarë masash duhet të marrim pa qenë vonë?

Për këtë temë flasim në emisionin “Bima dhe Shëndeti” në Rreze Dielli në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili na tregon si natyra mund të jetë aleati ynë më i mirë për qetësimin e sistemit nervor, fuqizimin e trurit dhe mbështetjen e organizmit në përgjithësi. Do të mësojmë cilat bimë rikthejnë qetësinë, si të fillojmë ditën me energji dhe ekuilibër emocional, si edhe këshilla praktike për mirëqenie natyrale.

“Ankthi është një gjendje emocionale dhe fiziologjike që lind kur mendja dhe trupi përceptojnë rrezik, pasiguri ose mbingarkesë. Shkaqet janë rezultat i ndërthurjes së faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe jetësorë”, thekson Ylli Merja.

Shkaktarët e Ankthit

  • Stresi i vazhdueshëm: Puna e tepërt, lodhja mendore, pasiguria ekonomike, konfliktet emocionale dhe problemet familjare shkaktojnë tension të vazhdueshëm dhe prodhim të lartë të kortizolit dhe adrenalinës.
  • Trauma emocionale: Ngjarje të forta si aksidentet, divorci, humbja e një të dashuri, ose abuzimet mund të lënë gjurmë të thella në sistemin nervor.
  • Çrregullimet hormonale: Menopauza, çrregullimet e tiroides, ndryshimet hormonale pas lindjes apo problemet me kortizolin ndikojnë direkt në humor dhe ankth.
  • Pagjumësia dhe lodhja nervore: Mungesa e gjumit e bën trurin më të ndjeshëm ndaj frikës dhe tensionit, duke shkaktuar pulsim të shtuar, nervozizëm dhe mendime të shumta.
  • Ushqimi dhe mungesat ushqyese: Mungesa e magnezit, vitaminës B, hekurit, hipoglicemia, si edhe konsumi i tepërt i kafes dhe sheqernave ndikojnë në ankth.
  • Problemet shëndetësore: Hipertensioni, aritmitë, hipertiroidizmi, astma dhe sëmundjet kronike rrisin ndjeshmërinë ndaj stresit.
  • Predispozita gjenetike: Historitë familjare me ankth, depresion apo çrregullime paniku ndikojnë në predispozitën për ankth.
  • Mbingarkesa nervore: Perfeksionizmi, frika për të ardhmen dhe vetëkritika e vazhdueshme krijojnë një cikël alarmi që lodh trurin.
  • Izolimi emocional: Mungesa e mbështetjes, e komunikimit të ngrohtë dhe sigurisë emocionale e bëjnë njeriun më të prekshëm.
  • Stimuluesit sintetikë: Kafeina, nikotina, alkooli, pijet energjike dhe disa medikamente mund të përkeqësojnë ankthin.

Si shfaqet ankthi

  • Simptoma emocionale: Frikë pa arsye, tension i brendshëm, ndjesi alarmi, irritim, vështirësi për t’u qetësuar.
  • Simptoma fizike: Pulsi i shtuar, gulçim, dridhje, djersitje, shtrëngim në kraharor, marramendje, probleme me stomakun.
  • Ankthi dhe trupi: Ankthi nuk ndikon vetëm mendjen, por edhe hormonët, zemrën, frymëmarrjen, tretjen dhe muskujt. Trupi sillet sikur ndodhet përballë rrezikut, edhe kur ai nuk ekziston.

Çfarë masash duhet të marrim

  • Synoni për një gjumë të qetë.
  • Pakësoni kafenë dhe pijet energjike.
  • Bëni frymëmarrje të thella.
  • Kryeni aktivitet fizik në natyrë.
  • Mbani një ushqim të balancuar.
  • Mbështetuni nga familja dhe miqtë.

Bimët që rikthejnë qetësinë

  • Bari i bletës
  • Kamomili
  • Pasiflora (lule e sahatit)
  • Lulja e blirit
  • Shega e egër
  • Valerjana
  • Shafrani
  • Boronica
  • Çaji dhe vaji “Harmonia”
  • Mendra e butë

Si duhet të fillojë dita

·         Mëngjes esëll: gotë ujë me 50 ml shegë të egër. Masazh i kokës 3-5 minuta dhe frymëmarrje të thella. Masazhoni gishtat dhe shputat 3-4 minuta.

·         Para mëngjesit: çaj “Harmonia” me 1 lugë çaji mjaltë.

·         Mëngjesi: kos, muesli, shegë e egër, hipofae, shafrani, boronica.

·         Dreka: gjellë me perime, mish dhe fruta të kuqe.

·         Darka: çaj dhe vaj “Harmonia”. Në rast pagjumësie, çaj me valerianë dhe bar blete.

15 Rregulla për një sistem nervor të qetë

  1. Mos krijoni lodhje nervore.
  2. Mos krijoni ngarkesa emocionale.
  3. Lehtësoni dhe organizoni punën.
  4. Mos mendoni për pasiguri ekonomike.
  5. Korigjoni çrregullimet hormonale nëse keni.
  6. Siguroni gjumë të qetë.
  7. Jini të qetë, mos u nervozoni.
  8. Konsumoni perime dhe fruta me ngjyra të ndryshme.
  9. Korigjoni problemet shëndetësore.
  10. Mos e mbani trupin dhe trurin në gjendje alarmi.
  11. Mos qëndroni të izoluar.
  12. Pakësoni kafeinën dhe stimuluesit sintetikë.
  13. Përdorni celularin maksimal 2 orë në ditë dhe jo në mbrëmje.
  14. Flini para orës 23:00.
  15. Bëni shëtitje në ajër të pastër dy herë në ditë.