Si u festua 87-vjetori i Kadaresë, flasin Helena dhe Ismaili! Shkrimtari kujton datëlindjet në Moskë e tregon mendimet që e brejnë: Një gjë të ndjek hap pas hapi!

Në hollin e ‘Arteve’ mbrëmjen e së shtunës, Helena e Ismail Kadare priten me duartrokitje në 87-vjetorin e lindjes së shkrimtarit...

“Është kënaqësi të kemi mes nesh  një nga autorët më të rëndësishëm të këtij shekulli, një mendje e ndritur e letërsisë dhe e kombit shqiptar”, shprehet studiuesja Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

87-vite më parë Kadare lindi në lagjen Palorto të Gjirokastrës, e në moshë të hershme shkëndijat e para të dashurisë me letërsinë do t’i kishte pikërisht përmes poezisë... Me vargjet e tij, Qendra e Librit e Akademia e Shkencave organizojnë këtë festë të vogël letrare... Të pranishmit shijojnë interpretimin e Rajmonda Bulkut, Kastriot Caushit e Kristian Koroveshit...

“Kjo ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme! Vargjet e Ismalilit padyshim që janë më të preferuarat e mia, por edhe interpretuesit ishin të mrekullueshëm”, shprehet Helena Kadare, pas mbrëmjes poetike.

Helena është kujdesur që me Marsela Çibukajn ta përzgjedhin repertorin muzikor të kësaj mbrëmje... Muzikë italiane kryesisht, shqiptare të Marselës, por edhe këngë të vjetra vendase si “E dehur jam”.  Shkrimtarja tregon se në familjen e tyre muzika shijohet...

“E shijojmë shumë muzikën. Këngë si këto që dëgjuam, sepse edhe repertorin e konsultuam bashkë me Marselën, e cila është e mrekullueshme. E dëgjoj vazhdimisht edhe muzikën e saj”, thotë Helena.

I gjen në Shqipëri, e të vendosur përfundimisht në Tiranë ky përvjetor, si ngaherë të pandarë...

“Datëlindjet pak a shumë kanë një fytyrë të gjitha, por është e vërtetë me Helenën jemi gjithmonë bashkë. Sot urimi që më ka bërë është i veçantë, por nuk e kam lehtë ta zbuloj”, shprehet shkrimtari Ismail Kadare.

Në këtë kalvar datëlindjesh, tek shkrimtari rreket të kujtojë më të veçantat, mendja i shkon tek ato që e ngacmonte më shumë ndjesia e mallit për njerëzit e vendin e tij.

“Mbaj mend, sidomos kur kam qenë larg Shqipërisë, kam jetuar një kohë të gjatë i ri vetëm (Rusi, gjatë studimeve) dhe kam ndjerë mall për njerëzit”, shprehet ai.

 

Kjo pritje vjen si  shenjë mirënjohje për kryeprozatorin shqiptar, që përmes letërsisë, pasuroi krijimtarinë e gjuhën shqipe, e u rendit mes autorëve më të shquar... Fitues i çmimeve më të larta ndërkombëtare për letërsinë e i lakuar disa herë si kandidat disa herë i çmimit “Nobel”... Por në plotësinë e tij, çfarë ëndrrash, pendimesh a mendimesh mund ta ngacmojnë në këtë ditë Kadarenë...

“Shkrimtari një ëndërr ka një mendim, një gjë e ndjek hap pas hapi ajo që ka shkruar apo që mund të shkruante më mirë. Ose, e ka shkruar shumë mirë, por... pavarësisht se mund t’ia lëvdojnë shumë, ai e di vetë”, shton më tej Kadare.

Sot festojnë në Tiranë,  ndëra dy vajzat Besiana e Gresa i përçojnë urimet nga larg...

“I kemi festuar gjithmonë bashkë datëlindjet, por kësaj here ato nuk mund të vinin për shkak të punës. Megjithatë kjo është ndër datëlindjet më të veçanta, sepse i kemi festuar jashtë zakonisht ku ka organizime ‘pompoze’, salltanete, por dashurinë që gjejmë këtu, nuk e gjejmë gjëkundi”, shprehet Helena.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro