‘Si u martova me hilacakun e lojës’ rrëfimi i pazakontë i 80-vjeçares që është kthyer në fenomenin e rrjeteve sociale

Luljeta Kazazi është 80- vjeç, por dashuria që ka për jetën si dhe pasioni për të lexuar dhe udhëtuar e kanë kthyer tashmë në një fenomen të rrjeteve sociale. Këshillat e saj i dëgjojnë të gjithë.

Energjia që e karakterizon të moshuarën është e jashtëzakonshme. Për këtë në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ajo u shpreh se ndjek një regjim ushqimor strikt që në moshë të re ku përfshihen frutat dhe zarzavatet.

“Unë nuk haj gjëra jashtë asaj që kam bërë unë vet me dorën time, pak bukë me gjizë, ha zarzavatet shumë, ha frutat shumë, përdor bulmetin, ama brumrat nuk I fus në gojë fare,, unë nuk ha byrek të trashë si disa, apo petulla,pak bukë  dhe kur isha e re haja pak buk, 200 gr ishte racioni.Gjellët I bëj me zarzavate. Gjëja më e mirë e shëndetit kjo është, brumrat jo. Njeriu duhet ta ruaj shëndetin është pasuria më e madhe në botë” tha Nënë Lulja.

 

Ajo rrëfeu edhe për jetën e saj se si u martua me shokun e fëmijërisë dhe si babai e martoi padëshirë, pasi ajo e mendonte ende si ‘hilacakun e lojërave të fëmijërisë’.  Por u kthye në bashkëshortin e përkryer me të cilin ajo lindi edhe 3 vajza.

‘Në verë ne fëmijët të gjithë loznim tek Lana edhe kur luanim kukafshehti ai bënte sikur mbyllte sytë dhe na shihte kur fshiheshim dhe na gjente dhe unë i thashë ‘ ti je hilacak’ nuk luaj më me ty. Por pastaj baba ma dha.  Unë i thash ‘ O bab ai është hilacak’. Ai më tha që tani është rritur dhe nuk bën më hile. Unë kisha frik se mos bënte dhe hile gjatë jetës.

Me dijen dhe eksperincën e jetës këshilla e e vyer e saj për çdo të ri është toleranca dhe respekti ndaj tjetrit.

Gjëja më e mirë është toleranca edhe kur ai tjetri të sha dhe të thotë një fjalë të keqe  bëj sikur nuk e dëgjon dhe ik, mos bie në nivelin e atij tjetrit kurrë.Bëjnë gabim vajzat që nuk respektojnë, të mos respektosh do të thotë të mos jesh njeri por shtaz, njeriu kryesore ka respektin, kur bën respekt tregon veten që je njeri.

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja