Si u njohën në Facebook gazetari Elton Metaj dhe sopranoja e mirënjohur Ramona Tullumani

Ramona Tullumani, sopranoja e famshme e cila e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Sofies ka treguar sot në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, njohjen me bashkëshortin e saj, gazetarin Elton Metaj. Mund të duket e habitshme, por ata të dy jnë njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook  dhe ka qenë Eltoni ai që e ka ftuar Ramonën për të dalë. Çifti sot kanë një djalë 5 vjeçar dhe Ramona shprehet se bashkëshorti i saj gazetar tregohet shumë i kujdesshëm dhe nuk mungon në asnjë shfaqje.

Njohja jonë është bërë në Facebook . unë si ajo këngëtarja e Operës, kisha shumë shokë gazetarë dhe aty publikoja shfaqjet më të fundit. Eltoni si gazetar, në atë kohë drejtor informacioni më kërkon që të pimë një kafe bashkë. Në fillim të lidhjes kemi pasur goxha mospërputhje , sepse unë isha shumë e llastuar, ndërsa ai shumë strikt. Unë jam këngëtare opera, por për relaks dëgjoj shumë emisione politike dhe kur jam me Eltonin bëj muhabet politik që të më shlodhet truri. Eltonit i pëlqen muzika klasike . ai nuk ka qenë i apasionuar pas operës, por nuk mungon kurrë në shfaqjet e mia. Është bërë pjesë e angaszhimit dhe është non-stop i pranishëm, i kujdesshëm. Duhet për një artist që të ketë në krah një person që ta adhurojë në këtë lloj forme.

Sopranoja Ramona Tullumani


Ramona Tullumani me bashkëshortin Elton Metaj 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/04/2018 11:39

    Urime, paçi jeten e lumtur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali