ITALI- Siçilia është prekur sërish nga zjarret e shumta. Flakët kanë ‘shpërthyer’ në një luginë që shtrihet përgjatë shpateve të aeroportit Trapani-Brigi. Shtëllungat e tymit kanë bërë që të mbyllet përkohësisht aeroporti i Trapanit për shkak të zjarreve.  Për shkak të zjarrit rreth 200 turistë të futen në vend përmes detit për siguri me gomone dhe varka, më pas u shpëtuan me anë të rojes bregdetare. Flakët 'përpinë' kreshtën e peshkimit të tonit të Scopello, në zonën e Trapanit, duke detyruar disa banorët të braktisin shtëpitë e tyre.

Përhapja e flakëve favorizohet nga era e sirokut. Roma dërgoi gjashtë avionë dhe dy helikopterë.

Operacionet e shuarjes së zjarrit janë duke u zhvilluar me mjete ushtarake zjarrfikëse nga Krahu i 37-të dhe civilë, duke përfshirë një helikopter zjarrfikës nga Csar i 82-të i Forcave Ajrore. Ndërkohë, fluturimet që mbërrijnë në Birgi janë devijuar për në Palermo.

Italia ka qenë pre e fatkeqësive të mëdha natyrore, ku në veri ka patur stuhi dhe reshje të dendura shiu ndërsa jugu u ‘pushtua’ nga zjarret.

Një muaj më parë zjarri kishte kushtëzuar rëndë trafikun ajror drejt dhe nga Catania gjë që bëri që një pjesë e aeroportit ishte mbyllur për javë të tëra.