TIRANE - Kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli gjatë një seminarit për sigurinë në punë, u shpreh se do ketë monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të subjekteve për punësim.

“Kemi bërë një punë të mirë për uljen e punësimit informal. Do të përcaktohen edhe përgjegjësit për veshjet e sigurisë. Nga fillimi i 2014 rezultojnë 1741 subjekte të palicensura, janë konstatuar 2997 punonjës informalë, ka 4677 të punësuar në subjekte të licencuara”, u shpreh Ylli.

Ndërsa në lidhje me aksidentet në punë, ai shtoi se ka pasur 44 raste të tilla, ku 11 prej të aksidentuarve kanë gjetur vdekjen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)