Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako mori pjesë në Konferencën e 123-të të IACP-së, (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).
Konferenca u zhvillua në San Diego California, SHBA, nën moton "Your Community, Your Safety, Your Impact, Our Priority" - Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti ynë.
Së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe delegacionin shqiptar, ishin të pranishëm dhe Stepfen Bennett, Menaxher i Programit ICITAP për Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe stafi i tij.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, e cila e përgëzoi për punën e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Çako e falënderoi Lynch, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Policinë Shqiptare dhe i dhuroi asaj stemën e Policisë së Shtetit.
Çako, mori pjesë në një takim që Ambasadori Brownfield, Zëvendës Sekretar i Shtetit dhe Drejtor i INL (International Narcotics and Laë Enforcement), pati me drejtuesit e agjencive të huaja ligjzbatuese.
Gjithashtu Zoti Çako u takua me Garry L. Barr, drejtor i ICITAP, me Garry Bullard - Nëndrejtor i Çështjeve Rajonale, dhe me Paul E. Santiago - Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Policimit, të cilët i falenderoi për mbështjetjen që i kanë dhënë Policisë së Shtetit.
[gallery]19236[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO