Siguria në plazhe, nis patrullimi me biçikleta nga Policia

Siguria në plazhe, nis patrullimi me biçikleta nga Policia

Patrullim me biçikleta i Policisë

Duke nisur nga dita e sotme, në të gjitha zonat bregdetare të vendit, kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Po nga sot, në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, një mënyrë shumë efikase kjo, për t’iu gjendur pranë në kohë reale, pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.

Njoftimi i Policisë.

“Prej ditës së sotme, në të gjitha zonat bregdetare të vendit, në ndihmë të DVP-ve që kanë plazhe në juridiksionin e tyre, nga DVP-të e tjera kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale. Po nga sot, në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, një mënyrë shumë efikase kjo, për t’iu gjendur pranë në kohë reale, pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë. Pamjet nga plazhe në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjtiha shërbimet e tjera të planizuara, janë në patrullim dhe në gatishmëri 24/7. Policia e Shtetit garanton pushuesit se ka marrë të gjitha masat për një sezon veror sa më të qetë dhe fton cilindo pushues që për çdo problematikë që mund të hasë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose të dërgojë pamje filmike dhe mesazhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional. Policia e Shtetit iu uron pushuesve, pushime të mbara.”

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, 10 km trafik! Shkak bëhet aksidenti pranë Vorës (VIDEO)

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, 10 km trafik! Shkak bëhet aksidenti pranë Vorës (VIDEO)